Përgatiten arrestimet e para. Ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj: Kini durim!

Kryeministri Rama duket se po hidhet në ofensivë. Protesta e 27 janarit e opozitës e ka acaruar Edi Ramën, pasi nuk e priste të kishte kaq shumë mbështetje opozita. Pasi mori edhe prokurorinë e përgjithshme dhe sapo largoi dëshmitarin e vetëm të dosjes së ish-ministrit Saimir Tahiri, financierin e grupit Habilaj, Nazer Seitit, të thonë në selitë PD e LSI, që kryeministri Rama po fillon fushatën e linçimit të partive opozitare me arrestime.

Ndërkohë ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka takuar prokuroren e përgjithshme Arta Marku. Ka zgjatur gati 40 minuta takimi që ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku në zyrën e kësaj të fundit. Mësohet se në fokus të takimit ka qenë operacioni “Forca e ligjit” i cili ka në qendër goditjen e grupeve të mëdha kriminale, por edhe arrestimet në politikë.

Pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura, ministri Xhafaj iu drejtua gazetarëve me fjalët: “Kini durim!”. 

A është ky një paralajmërim për arrestime të bujshme!? Me sa duket qetësia e kryeministrit nga dje tregon se në shportën e ministrit të brendshëm dhe te kryeprokurores janë përzgjedhur emrat e parë për arrestimet e muajit shhkurt 2018.

A do ketë arrestime për emra VIP nga radhët e PS apo që të gjithë nga opozita PD-LSI?

SHKARKO APP