Përgjimet e PD, Balla: Prokuroria të hetojë çështjen. Nëse ka implikim, atëhere….

Në vijim të akuzave të PD-së dhe pas denoncimit të sotëm për audion ku sipas PD-së shfaqej në përgjim vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj me trafikantin e penduar, ka reaguar Partia Socialiste.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla theksoi që së pari duhet provuar nëse audio është një material autentik dhe PD-ja duhet ta dorëzojë materialin e pretenduar direkt në Prokurori. Balla i bëri thirrje organit të akuzës, që të nis hetimet.

”A është audio autentik dhe nëse do të ishte e vërtete, atëherë kemi të bëjmë me një provë që implikon penalisht vëllanë e ministrit dhe moralisht këtë të fundit, por a është autentik, apo inskenim i radhës në përpjekje të vazhdueshme të Saliut dhe Lulit për të baltosur këdo që u del përpara në orvatjen e tyre për të penguar me cdo kusht çeljen e negociatave me BE dhe për të luftuar edhe drejtësinë e re prej të cilës kanë të drejtë të jenë shumë të tmerruar, kësaj pyetje i jep përgjigje vetëm prokuroria dhe askush tjetër, prej momentit kur ajo fillon hetimin”,-tha Balla.

Në zbatim të ligjit disponuesit e këtij materiali, as të provuar e as si autentik duhet të depozitojnë materialin në Prokurori.

Prej këtij momenti po ashtu nuk duhet tja lërë këtë cështje vullnetit të akuzatorëve të nisë hetimet kryesisht se jo vetëm ne por cdo shqiptar i zakonshëm në këtë vend duhet të dijë të vërtetën, për ne nuk është askush mbi ligjin dhe askush nuk e bën dot përvec organeve të drejtësisë.

Presim me padurim të mësojmë të vërtetën me bindjen se ose duhet të ndëshkohet i akuzuari nëse është fajtorë, ose të ndëshkohen akuzuesit nëse janë regjisorë të kësaj shfaqjeje” u shpreh Taulant Balla.

Balla tha se askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk e bën ligjin. ”Për sa na takon ne presim me padurim të mësojmë të vërtetën me bindjen se ose duhet të ndëshkohet i akuzuari ose duhet të ndëshkohen akuzuesit”.

SHKARKO APP