Moti i keq/ Përmbytet autostrada Tiranë-Durrës. Shqipëria noton në ujë

Vala e motit të keq me reshje të dendura shiu paralizuan lëvizjen në shumë rrugë e qytete të vendit, ndërsa ujrat rrezikuan edhe jetë njerëzish. Në Shkodër, Tiranë dhe Fushë-Krujë është dashur ndërhyrja e emergjencave civile dhe ushtrisë, e cila me mjete lundrmi ka zhvendosur njerëzit e rrezikuar. Ministria e Punëve të Brendshme u kërkon gjithë qytetarëve të evitojën maksimalisht lëvizjet ditën e sotme. Gjithashtu MPB ka kërkuar pezullimin e mësimit në sistemin parashkollor dhe shkollor në të gjithë vendin. Pas situatës së krijuar për shkak të reshjeve, me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme pranë çdo Prefekture janë mbledhur Shtabet e Emergjencave të cilët po ndjekin gjendjen nga afër.

Reshjet e shiut në gjithë venin kanë shkaktuar tre viktima. Një persona raportohet i zhdukur në ujërat e lumit Mat.  Një tjetër viktimë e seksit mashkull është nxjerrë nga lumi i Tiranës. Policia e Tiranës njofton se viktima është e seksit mashkull, duke sqaruar se polumbarët kanë shkuar në vendin e ngjarjes për nxjerrjen e kufomës.

“Kom pol 5. në Kamzë, Lumi i Tiranes ka nxjerrë një kufome i seksit mashkull rreth 40-50 vjeç, shërbimet e policisë janë në vendin e ngjarjes po priten polumbarët për nxjerrjen e kufomës”, njofton shkurt policia pa dhënë detaje të tjera.

Në fshatin Sukë të Bashkisë së Këlcyrës një 50-vjeçar ka humbur jetën. Viktima Kastriot Spahiu mësohet është rrëzuar nga çatia për shkak të erës së fortë.

Situata paraprake paraqitet si më poshtë për çdo qark:

QARKU TIRANË

Reshjet  kanë krijuar problematikë në Autostradës Tiranë-Durrës, nënkalimin e Vorës dhe në nënkalimet nga Kthesën e Kasharit ku ujërat kanë arritur nivelin rreth 50 cm dhe kanë bllokuar rrugën. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për normalizimin e situatës. Policia rrugore ka bllokuar këtë pjesë të autostradës dhe lëvizja e automjeteve për në Durrës bëhet nga rruga Tiranë-Ndroq.

QARKU DIBËR

Gjatë 24 orëve ka pasur reshje shiu me intensitet të cilat kanë krijuar problematikë në fshatin Urakë, njësia administrative Rukaj, bashkia Mat, ku ujërat e lumit Drin i Zi kanë dalë nga shtrati duke rrezikuar 10 banesa, familjet e të cilave janë evakuuar. Në fshatin Urakë,  Mat si pasojë e  rritjes së nivelit të lumit, ka marrë me vete urën ( e telit) e këtij fshati. Nga ura e Matit deri në Suç, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut është bllokuar rruga nacionale, 3 mjete po punojnë për hapjen e rrugës. Fshati Muzhaç, Mat si pasojë e daljes nga shtrati i përroit të këtij fshati 15 familje rrezikohen të përmbyten. Në fshatin Batër e Madhe të njësisë administrative Komsi janë evakuuar 15 familje. Në qytetin Burrel 4 banesa dhe 3 biznese kanë prezencë uji

QARKU DURRËS

Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë në disa lagje të qytetit ka pasur prezencë uji në katet e para të disa banesave kryesisht në lagjen nr.18 dhe nr.4. Punonjësit e ndërmarrjeve të bashkisë dhe Shërbimi Zjarrëfikës po punojnë me motopompa për të bërë të mundur tërheqjen e ujit dhe kthimin në normalitet të situatës.

Lumi Zezë ka dalë nga shtrati dhe kishte izoluar 3 familje, banuese në Njësinë Administrative Fushë-Krujë, të cilat janë evakuuar nga Forcat Zjarrfikëse të Krujës. Nga Batalioni i Mbështetjes Rajonale të Forcave të Armatosura janë dërguar në Fushë Krujë dy ekipe shpëtimi me varka për të ndihmuar familjet në nevojë.

QARKU KUKËS

Akset Bajram Curri-Valbonë dhe Dushaj – Lekbibaj janë ribllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e tyre Të gjitha akset nacionale janë nën trysninë e rënies së gurëve të dherave dhe vërshimin e ujërave.

Probleme ka në rrugët që lidhin Njësitë Administrative Grykë Çajë, Malzi, Lekbibaj, Fierzë, Bujan, Tropojë.Sipas informacionit të marrë janë shembur  urat që lidhin fshatrat Viçidol, Tropojë e Vjetër, Lekbibaj, Geghysen, T’pla të rrethit të Tropojës, Bashkia Tropojë.

Në Bajram Curri si pasojë e vërshimit të ujërave dhe rrëshqitjes së dherave janë dëmtuar rreth 15 shtëpi në lagjen Partizani, 2 shtëpi në fshatin Dojan dhe 2 shtëpi në fshati Bujan.

Si pasojë e reshjeve kemi përmbytje të tokave bujqësore në T’plan, Viçdol, Tropojë.

Për shkak të motit të keq në qarkun e Kukësit ka patur mungesë të energjisë elektrike. Pa energji elektrike janë rrethet Kukës, Njësitë Administrative: Kolsh, Surroj, Arrën, Malzi, Grykë Cajë, Bushtricë, Kalisë. Rrethi Has, Njësitë Administrative: Fajza, Golaj, Gjinaj, Krumë fshati Cahan.Rrethi Tropojë, Njësia Administrative Bytyç.

QARKU LEZHË

Në rrethin e Kurbinit rruga rurale që  lidh fshatin Gallatë dhe Vinjoll është e bllokuar, pasi ka rrëshqitje masive dherash. Në fshatin Zheje dhe Gjormë ka prani uji  në afërsi të 10  banesave dhe sipërfaqe toke të mbuluara nga uji në lartesi deri në 30 cm. Në Rrethin e  Mirditës në fshatin Tarazh, lumi Zalli Zmesë, ka dal nga shtrati, dhe ka përmbytur disa toka bujqësore .Në Njesine Administrative Orosh janë të pa kalueshme rruget rurale të fshatrave Grykorosh dhe Spaç.

Në disa fshatra në Bashkinë Mirditë nuk ka energji elektrike.

 

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.

NJOFTIM I BASHKISE SE TIRANES:

Nisur nga situata e krijuar për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve gjatë paradites së sotme, Bashkia e Tiranës gjen rastin t’u bëjë thirrje qytetarëve të saj që të ulin sa të shumë qarkullimin gjatë orëve në vijim, si dhe të shmangin frekuentimin e brigjeve të lumenjve në zonat periferike, që paraqesin rrezikshmëri.

Bashkia e Tiranës ka evidentuar të gjitha rrugët problematike dhe me mundësi të lartë për t’u bllokuar gjatë reshjeve të dendura të shiut, si dhe prej ditës së djeshme 1800 punonjës nga ndërmarrjet e rrugëve, pastrimit, kanalizimeve, ndriçimit, Policia Bashkiake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Zjarrfikëset, kanë ngritur grupe të posaçme pune në terren, në shërbim të qytetarëve.

Aktualisht, situata në Tiranë përgjithësisht është nën kontroll, por ka disa zona të cilat paraqesin problematika për shkak të pranisë së shtuar të ujit. Situata është më e rënduar në zonat rurale, në Njësitë Administrative Zall Bastar dhe Zall Herr, me dëmtimin e disa urave, për shkak të prurjes së jashtëzakonshme të ujit nga përrenjtë dhe lumenjtë. Gjithashtu, nga 200 shkollat e Tiranës ka pasur problematika vetëm në 2 shkolla, ku është ndërhyrë menjëherë për përmirësimin e situatës.

Problematikë e shtuar shfaqet edhe në Njësinë Administrative 8, në zonën e Bregut të Lumit, i cili ka dalë nga shtrati. Bashkia e Tiranës po monitoron situatën, për të ndërhyrë edhe me evakuimin e banorëve aty nëse do të jetë e nevojshme.

Bashkia e Tiranës këshillon qytetarët që të shmangin qarkullimin në zonat e mëposhtme të qytetit:

– Ura e Shkozës, Njësia 1

– Zona e Selitës

– Zona e rr. Misto Mame

– Rr. Don Bosko

– Zona e Bregut të Lumit

Në raste emergjencash, ju lutemi të kontaktoni në numrin e emergjencave 112 ose me Administratorin e Njësisë tuaj Administrative.   

sal

Foto sot nga Selita në Tiranë:

selita

Foto nga autostrada Tiranë-Durres (në hyrje te Tiranës)

15027961_10210848850035409_2196413391514536415_n-550x413

14915654_10210848850595423_8383856140500519098_n-1

Foto nga Paskuqani, Tirane:

14962886_10209370959544659_864686623_n 14958315_10209370959504658_191630884_n

Njoftimi i policise

Si pasoje e rreshjeve te dendura te shiut eshte bllokuar Autostrada Tirane – Durre, ku ka prezence te madhe uji nga Brunes deri te mbikalimi Kashar.

Drejtuesit e mjeteve qe qarkullojne per ne jug te shfrytzojne rrugen e vjeter nga Ndroqi.

Foto nga FusheKruja:

permbytje-7_1

Lezha në ujë:

permbytjeee

Kjo është autostrada e përmbytur:

autostradaautostradeeeautostrada11

Lezha në uji

auto_permbytje_tirane1478451670

Qyteti i Lezhës është zgjiuar mëngjesin e sotëm i përmbytur nga shiu. Uji ka vërshuar nëpër rrugët e qytetit dhe blloqet e banimit “11 janari” dhe “11.2 hektare”  janë mbuluar nga uji.

Po ashtu është vështirësuar  hyra nëpër pallate dhe qarkullimi i automjeteve.

Në Fushë-Krujë lumi Zezë rrezikon të dalë nga shtrati për shkak të prurjeve të shumta.

lezhe-1lezhe-2lezhe-3

 

Qindra makina janë të përmbytura, niveli i ujit është shumë i lartë.

Bizneset anash rrugës gjithashtu janë të përmbytyra. Policia ka njoftuar se do të ndërhyhet nga forcat zjarrfikëse por deri tani asgjë nuk ka ndryshuar, situata mbetet kritike.

Bashkëngjitur foto dhe video

15027961_10210848850035409_2196413391514536415_n14915654_10210848850595423_8383856140500519098_n10408601_397299887088075_8975331793682291343_n14925341_1324850897534149_3802599445748531666_n14355134_592111754304472_6819578461188867032_n

Furgoni mublohet nga uji

Një furgon është përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në nënkalimin ku shkohet për në CityPark dhe më pas drejt zonës së Vorës.

auto_furgoni1478589971

Situatë e rënduar trafiku dhe përmbytjesh dhe nëpër rrugët e Tiranës. Në zonën e Tiranës së Re lumi Lana është fryrë shumë dhe gati sa nuk ka dalë nga shtrati.
Ndërkohë ka dhe prani të madhe uji në rrugë tek Pallati me Shigjeta për tek Ura Vasil Shanto

14975774_10209370829261402_1816820279_o15034051_10209370828941394_737004764_o15007983_10209370828981395_861776285_o15007716_10209370829461407_1257737368_o15034196_10209370829021396_386918671_o

Edhe qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm. Qytetarët shkodrënë kanë kaluar një natë të vëshitrë për shkak të vërshimit të ujerave nga reshjet e dendura.

Rrugët janë mbuluar nga uji, ndërsa vështirësi ka pasur edhe në qarkullimin e mjeteve.

Ka gërryerje dhe rënie të argjiraturës në segmentin pranë fshatit Darragjat, ku i pranishëm është edhe bordi i Kullimit për të marrë masa.

Po ashtu ka rrëshqitje dherash e gurësh në rrugë dhe disa segmente si Theth-Breg Lumi. Prani uji ka në disa zona periferike dhe toka bujqësore në Bërdicë e Ana e Malit

Gjithashtu ka shkëputje të energjise elektrike, pasi janë thyer shtyllat.

shkoder12shkoder2shkoder3shkoder4

Në Vlorë përplaset trageti

Moti i keq ka sjellë probleme të mëdha edhe në portin e Durrësit dhe atë të Vlorës. Në këtë të fundit mësohet se është pezulluar puna.

Shkak për këtë pezullim ka qenë fakti se njëri prej trageteve që po ankorohej është përplasur me bankinën e portit duke sjellë problem. Kjo ka bërë që kapitaneria të pezullojë për momentin punën.

Moti dhe deti me dallgë ka bërë të pamundur ankorimin e anijeve dhe trageteve duke pezulluar punën edhe në Durrës.

SHKARKO APP