Përparim Kabo: Pse u lejua në festivalin e RTSH kengë fituese me kompozitor të huaj?

Nga Përparim Kabo/

Thoma Gellçi !*

Ti lejove që në festivalin e kengës shqiptare të marin pjesë kompozitorë të kombesive jo shqiptarë dhe njeri të dali fitues, pra nje kompozitor jo shqiptar që nuk e njeh as gjuhën, as shpirtin dhe as traditen tonë.

Kujt i more leje për këtë: Çesk Zadejes, Kristo Konos, Gaqo Avrazit, Koço Ucit, Gjon Simonit, Fehim Ibrahimit, Limoz Dizdarit, Kujtim Laros, Agim Prodanit, Agim Krajkes, Ferdinand Dedes, Kastriot Gjinit, Abdulla Grimcit, Agron Xhunges, Aleksander Pecit, Aleksander Lalos, Gazmend Mullait, Aleksander Vezulit Luan Zhegut, Avni Mules, Markelian Kapedanit, Edmond Zhulalit,  Lejla Agollit. Po Vaçe Zeles e Gaqo Çakos, a i more leje, po Fatos Arapit dhe Xhevair Spahiut, i more leje? Po Agim Doçit dhe Jorgo Papingjit, i morët leje? Po Mihal Luarasit a i more leje regjizorit të Festivalit të 11-të?

Lista është shumë e gjatë, ju lyp ndjesë për mos përmendje emri.

Kujt i more leje zoti Gëllçi?

Ti duhet të lini atë zyrë sa më shpejt e te dalësh të kërkosh falje publike dhe të vini para përgjegjesisë atë që e bëri këtë gjë? Nuk është lajthitje, është përçudnim.

Eshtë deformim në kulturën kombëtare. Eshtë shitje për shqiptarët i një krijimi që nuk është shqiptar. Eshtë një fyerje që na ke bërë të gjithëve.

Sa më shpejt zgjidhe, nesër, se do të jetë shumë vonë. Shqiptarët nuk do ta falin. Ju ke përdhosur muzen e parë kengën.

*Thoma Gëllçi është drejtor i përgjithshëm i RTSH

Shënim i redaksisë: Redaksia mbetet e hapur për të botuar edhe mendimin e zotit Gëllçi, nëse dëshiron të sqarojë akuzat e Përparim Kabos.

SHKARKO APP