Përpëlitjet e fundit të Ardian Dvoranit

Nëse në Shqipëri do të kishte institucione që zbatojnë ligjin dhe zyrtarë të drejtësisë me integritet, Ardian Dvroani nuk do të ishte prej kohësh anëtar i Gjykatës së Lartë. Që nga gushti i vitit 2014, mandati i tij si anëtar i këtij institucioni ka përfunduar ligjërisht. Disa kleçka ligjore të reformës në drejtësi dhe lidhjet e vërtetuara me Partinë Socialiste kanë bërë që sot e kësaj dite, një njeri me mandat të skaduar, të vijoj të jetë de fakto njeriu më i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë. Edhe pse duhet të kishte ikur prej 6 vitesh, në mungesë të juristëve të tjerë të Gjykatës së Lartë që u larguan nga vettingu, Dvorani ka mbajtur detyrën dhe funksionet e kryetarit të kësaj gjykate. Veç këtyre dy detyrave, jashtë mandatit të ligjshëm, Dovranit arriti të ishte dhe kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, një nga institucionet kryesorë që bën vlerësimin dhe përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Pra, kemi një jurist pa mandat që ka mbajtur tre funksione kyçe në drejtësinë e vjetër, që siç thonë të gjithë ishte e korruptuar dhe vijon të mbajë dhe drejtësinë e re që u premtua se do të ishte shembulli i shtetit ligjor. Ai vetë u akuzua për fshehjen e 100 milion lekëve të pajustifikuara, por Vettingu i Rilindjes e fali për ti shërbyer PS-së.
Me këto funksione në drejtësi dhe me një mbështetje të qartë politike nga PS, Dvorani ka tejkaluar çdo parashikim ligjor. Në pak muaj nga nisja e zbatimit të reformës në drejtësi, Dvorani mori përsipër të bënte seleksionimin e anëtarëve të gjykatave kryesore në vend. Edhe pse procedura ligjore është e qartë dhe e cilësonte kreun e KED si një zyrtarë që kryente vetëm procedurat burokratike, Dvorani mori rolin e një gjyqtari që cakton se kush duhet të emërohet, kush duhet të skuaflifikohet dhe kush duhet dërguar për dekretim. Kushtetuta e përcakton qartë sesi bëhet emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe cili është roli i Presidentit dhe Kuvendit. Por Dvorani, me pushtetin e pakufishëm që i dha rilindja në Parlament, mori përsipër të shkelte Kushtetutën dhe të mos njihte Presidentin dhe as ligjet e tjera të sistemit të drejtësisë. Konflikti mes Presidentit dhe kreut të KED tregoi para gjithë shqiptarëve se deri ku mund të arrinte abuzimi i njerëzve që pretendojnë se zbatojnë reformën në drejtësi dhe që mbahen akoma për të kapur krejt institucuinet e drejtësisë. Komisioni i Venecias që trajtojë konfliktin mes kreut të shtetit dhe Ardian Dvoranit, në raportin e tij nuk linte vend për dyshime se kreu i KED kish shpërdoruar detyrën dhe kishte shkelur Kushtetutën. Pavarësisht këtij qëndrimi të ekspertëve të Venecias, Dvorani vijon të pretendojë se ka të drejtë dhe gjithashtu vijon të mbajë detyrat në kundërshtim me ligjin.
Kur Dvoranit dhe drejtues të PS janë pyetur për këtë barrë të madhe që po mban ai, 2-3 detyra njëherësh, justifikimi i përdorur deri në bezdi ishte se kjo procedurë do jetë vetëm për një periudhë kalimtare. Sipas tyre, reforma në drejtësi ka krijuar boshllëqe që duhen mbushur dhe me njerëz si Dvorani që kaloi vetingun me dyshime.

6 vite janë shumë për tu quajtur një periudhë kalimtare, sepse 7 vite është mandati i plotë edhe me sistemin e dalë nga reforma në drejtësi. Ndërkohë Gjykata e Lartë ka tashmë tre gjyqtarë të rinj, Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe, të zgjedhur sipas ligjit dhe Kushtetutës. Por Dvorani dhe PS kanë vendosur të sillen si pengmarrës të institucionit. Jo vetëm që nuk largohet, por sot i ka dërguar një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor ku jep arsyet e tij se përse vijon të jetë në detyrë. Kuptohet, në arsyet që pretendon nuk ka asnjë argument ligjor, por vetëm sulm ndaj Presidentit të Republikës, i cili i kujtoi KLGJ-së të zbatonte procedurën për emërimin e gjyqtarëve. Sa herë është kapur me shkelje ligjor, si në rastin e kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese, si në rastin e drejtimit të mbledhjeve të KED, edhe kur Venecia e akuzoi për shkelje Kushtetuese Dvorani nuk ka shpjeguar pozicionin e tij ligjor, por ka sulmuar presidentin. Këtë ka bërë edhe sot duke sulmuar kreun e shtetit, ndërkohë që problemin nuk e ka me Presidentin, por me ligjin dhe tashmë ka ardhur koha të mbajë përgjegjësi.
SPAK-u do ta marrë një ditë Ardian Dvoranin te dhomat ku mbahen shkelësit e Ligjit!

SHKARKO APP