Përplasja e dhunshme para Kryeministrisë. Basha: Skenar i policisë (VIDEO)
Protestuesit marrin hyrjen e kryeministrisë. Flakë dhe tym duket nga hyrja kryesore. Fillimisht, një pjesë e protestuesve janë përplasur policinë. Më pas disa të rinj kanë arritur të kalojnë kordonin e policisë dhe të shkojnë në derën kryesore të Kryeministrisë.
Protestuesit kanë nisur çmontimin e skelës që shtë vendosur para Kryeministrisë.
Garda e Republikës ka hedhur tymuese në drejtim të protestuesve. Lulzim Basha deklaron se është lojë e policisë dhe kryeministrit që ta hapte vetë kordonin që turma të hyjë brenda. Flitet për disa persona të plagosur dhe lënduar gjatë përplasjes.
ORA 14:00- Policia hedh gaz lotsjellës ndaj krerëve të opozitës. Kreu i PD, Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe të tjerë deputet ndodhen larg godinës së kryeministrisë dhe nuk dihen arsyet se përse Policia ka qëlluar me gazë lotsjellës në drejtim të tyre.
https://www.facebook.com/kohajone/posts/1023671991155671
ORA 13:48 -Deklaratë e LSI: Policia shkeli ligjin për protestën
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për incidentet e ndodhura sot gjatë protestës së opozitës. LSI shprehet se dhuna u provokua nga policia e shtetit. LSI rendit një sërë shkeljesh që janë kryer sot nga Policia e Shtetit.
Deklaratë për media e Lëvizjes Socialiste për Integrim: “Me shqetësim të madh ndajmë me ju sjelljen e patolerueshme dhe antidemokratike të qeverisë shqiptare gjatë protestës së sotme të qytetarëve.
Opozita ka komunikuar zyrtarisht me Ministrinë e Brendshme për të gjitha elementet e organizimit të protestës. Megjithatë, qeveria provokoi qytetaret në protestë duke larguar kordonin e Policisë që ndante Kryeministrinë me protestuesit.
Policia e Shtetit nuk ka komunikuar në asnjë moment apo për asnjë çështje me organizatoret e protestës, duke vepruar në kundërshtim të plotë me ligjin.
Gjithashtu, Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kane përdorur Lënde Helmuese Luftarake dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit, duke shkaktuar dëme shumë të rënda në rrugët e frymëmarrjes të qytetarëve dhe ka përkeqësuar shëndetin e qytetarëve me probleme kardiake.
Kjo sjellje provokative e Policisë se Shtetit dhe e Gardës së Republikës ka qenë në kundërshtim me dëshirën e opozitës për një protestë paqësore dhe theksojmë se kjo proteste ka nisur paqësore dhe vazhdon të jetë e tillë në sytë e qytetarëve.
Veprimet e qeverise provuan edhe një herë rrugën anti demokratike të qeverisë dhe te Kryeministrit Edi Rama.
Ju sigurojmë se LSI dhe Opozita po përpiqet të bëjë të pamundurën për ti mbajtur protestuesit të qetë dhe nën kontroll, pavarësisht se provokimet e strukturave qeveritare të nisura prej disa ditësh tashme, vazhdojnë ende të cënojne të drejtën e qytetareve për të protestuar për një ndryshim pozitiv”.
ORA 13:50-Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar policinë se ka provokuar qëllimisht qytetarët me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, Shqiperia ka nevojë për demokraci dhe jo për dhunë e helme të qeverisë. “Protesta paqesore u provokua me qellim nga qeveria dhe policia.Provokimi i protestuesve dhe perdorimi i lendeve helmuese ndaj protestuesve veper e Edi Rames.I bejme thirrje te terhiqet nga dhuna dhe provokimi dhe te mos e rendoje me tej situaten,qe ben pergjegjese vetem qeverine. Shqiperia ka nevoje per demokraci dhe jo per dhune e helme te qeverise”, shkruan Vasili në ‘Facebook’.
FOTOLAJM/Protestuesit qëllohen nga tarraca e Kryeministrisë
Policia ka lejuar në disa raste afrimin e protestuesve në hyrje të Kryeministrisë, por më pas i qëllon nga lart me gaz lotsjellës në momentin kur protestuesit tentojnë të godasin xhamat. Disa efektivë qëndrojnë në tarracën e Kryeministrisë duke hedhur herë pas herë gaz lotsjellës.
ORA 13:28- PD-thirrje ministrit të Brendshëm: Largoi provokatorët mes protestuesve
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka kërkuar nga Ministri i Brendhshëm, Sandër Lleshaj që të zbatojë ligjin dhe të largojë provokatorët nga radhët e protestuesve të opozitës.
“Sander Lleshaj ndalo provokimin ndaj protestuesve paqesor sipas urdhrave te Kryehajdutit Edi Rama. Urdhero Policine e Shtetit te zbatoje ligjin dhe te garantoje mbarevajtjen e protestes, duke larguar provokatoret qe ke futur mes nesh!”,- shprehet Bardhi.
ORA 13:15 –Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për protestën e sotme të opozitës. Në një deklaratë për mediat, Ambasada thekson se mbështet protestat paqësore, ndërsa e cilëson dhunën si të papranueshme.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive”,- thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA.
ORA 13:15- Ndërkohë që mijëra protestues, pasi është çarë kordoni policor kanë tentuar të hyjnë në Kryeministri, duke i vënë flakën edhe derës, ka reaguar edhe delegacioni i Bashkimit Europian. Përmes një postimi në twitter apelohen palët të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe përçarje të mëtejshme.
Reagimi i EU në Shqipëri: Ambasadat e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen. E drejta e qytetarëve për të shprehur veten përmes protestës paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. “Megjithatë, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe përçarje të mëtejshme.” Përmbyllet reagimi i delegacionit të BE.
ORA 13:08 – Lleshaj: Drejtuesit politikë dhe qytetarët të distancohen nga dhuna
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për herë të parë me një postim në “Twitter” në lidhje me protestat që janë duke u zhvilluar para kryeministrisë. “Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë. Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona!”, ka shkruar Lleshaj.
1/Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë.
— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) February 16, 2019
ORA 13:00- Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të dalë në darkë me deklaratën e dorëheqjes, duke paralajmëruar se shqiptarët kanë edhe data zvarritje, në referencë të datës 20 Shkurt që shënon përvjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.
“Kujto 20 Shkurtin dhe ik përpara. Edi Rama nuk ka më absolutisht asnjë hapësirë, asnjë shpresë. Policia i shurdhoi qytetarët dhe prandaj morën ato veprime për të çliruar veshët e tyre. Policia i provokoi qytetarët, e shikoi gjithë bota. Policia e çau vetë kordonin. Edi Rama të firmosë dorëheqjen, më mirë të mos ia lejë ditëve të tjera që do të jenë të neveritshme për të. Protestuesit i thanë Ramës se nuk ke të ardhme, dhe i bindur të jetë se ditët do t’i ketë të numëruara. Ik më mirë, se shqiptarët kanë edhe një ditë zvarritje në histori. E kanë edhe ditën e zvarritjes.” Berisha tha se sheshet dhe rrugët janë plot. “Uroj që Edi Rama të dalë në darkë me deklaratën e dorëheqjes, të dalë në darkë me deklaratën e dorëheqjes, shqiptarët kanë data të tjera.”
ORA 12:55: Ministria e Shëndetësisë: Dy policë të lënduar
Ministria e Shëndetësisë njofton se “Dy police, te lenduar me mjete te forta, ne koke dhe ne kurriz, jane transportuar per trajtim te specializuar ne spitalin universitar te Traumes, ku po marrin trajtimin e nevojshem.
Kater protestues kane marre ndihmen e pare nga ekipet e urgjences mjekesore ne terren dhe aktualisht po trajtohen ne repartin e Toksikologjisë ne QSUT. Mjeket konfirmojne qe jane ne gjendje te stabilizuar shendetesore. Autoambulancat dhe ekipet e urgjences mjekesore jane ne gatishmëri”.
VIDEO LIVE nga protesta para Kryeministrisë
https://www.facebook.com/kohajone/videos/534621050361401/
ORA 12:40-Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për herë të dytë lidhur me zhvillimin e ngjarjes para Kryeministrisë.
Basha: Ky që shohim është një skenar. Ju e patë sesi, pas një përpjekjeje fare të lehtë nga një grup banorësh të Unazës, papritur u ça kordoni i policisë, që të përdorej dhuna, të hidhej gazi lotsjellës. Dhe e gjitha kjo që dëgjoni në altoparlant, është pjesë e një skenari kriminal të policisë, të vënë nën urdhrat e Edi Ramës, për të provokuar një gjendje të tillë. Protestuesit kishin ardhur për të demonstruar paqësisht, pa dhunë. Po flisnin qytetarët. Në qendër të sheshit po flisnin qytetarët e Unazës, po flisnin fermerët, studentët, minatorët dhe, për shkak të skenarit të tyre ogurzi, tani gjendja ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk duket asnjë polic, askund. Nuk merr kontakt me organizatorët e protestës, por vazhdon t’i fryjë skenarit të përplasjes dhe të dhunës me këto mesazhe idiote. Policia nuk po zbaton ligjin, policia e ka thyer ligjin.
ORA 12:38 –Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për protestën e opozitës në Tiranë. Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram, Rama shkruan: “Bashkëqeverisja me njerëzit në Vlorë dhe Politika e dalë boje në Tiranë”.
ORA: 12:15 – Raportohen së paku 6 persona të lënduar, shumë të tjerë janë parë teksa janë shtrirë përtokë, kurse disa syresh ankohen për djegie sysh dhe probleme me frymëmarrjen. Në vend duket mbërritja e ambulancës për të ndihmuar personat që mund të kenë nevojë për ndihmë mjekësore. Gjatë nisjes së protestës pati përleshje mes protestuesve dhe policisë, ndërkohë që garda u përgjigj me hedhje gazi lotsjellës dhe uji me presion për të shpërndarë masën e madhe të protestuesve.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/379137536219839/
ORA 12:10: Pavarësisht gazit lotësjellës që ka hedhur policia, një pjesë e protestuesve janë kthyer sërish para Kryeministrisë. Ata po tentojnë të rrëzojnë skelën mbrojtëse përballë Kryeministrisë.
ORA 12:09: Partia Demokratike njofton se në bazë të raportimeve që i vijnë nga terreni, “ka shumë të lënduar nga gazi lotsjelles. Shume qytetarë janë shtrirë tek zona e bunkerit”.
Ora 12:04: Kreu i PD, Lulzim Basha në një reagim për incidentet para Kryeministrisë deklaroi se hapja e kordonit policor është plan i Rames për të nxitur dhunën.
Deklarata e Bashës: Ministri i Brendshëm e di fare mirë që kordoni i policisë ka hapur radhët për të krijuar një skenë të tillë. Siç e shikoni rrinë duarkryq sepse kanë një skenar për të nxitur dhe për të stimuluar dhunë. Ka nisur para katër ditësh me deklarata të papërgjegjshme të Policisë, ka vazhduar gjithë mbrëmjen e djeshme, ditën e sotme, gjatë kohës që kanë qarkulluar protestuesit. Dhe tani ndërkohë që protesta filloi plotësisht në mënyrë paqësore dhe s’kam asgjë me efektivët, se efektivët kanë marrë lule nga ne në fillim të protestës. Ndërkohë me presionin më të vogël të turmës, që natyrisht që janë të irrituar sepse janë banorë të Unazës së Re, kanë shkuar për t’u prishur shtëpitë për t’u vjedhur 18 milionë euro, papritur shohim që hapet kordoni policor. Kjo do të thotë që ka një plan për të nxitur dhunë. Ka një plan për të nxitur dhunën që t’i drejtojë gishtin e akuzës opozitës dhe kjo është e papranueshme.
ORA 11:52- Pas heqjes së skelës mbrojtëse dhe përplasjes me policinë, protestuesit janë larguar nga oborri dhe dera hyrëse e Kryeministrisë, ndërkohë që vijojnë të qëndrojnë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të larguar qytetarët. Si pasojë e gazit janë prekur edhe gazetarët që ndjekin tubimin
Ora: 11: 50-Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ngjarjet që kanë ndodhur sot para Kryeministrisë. “Duhet vetëpërmbajtje nga te gjithë për evitimin e konfrontimeve e dhunës. Ndërsa qytetaret duhet te protestojnë te lire duhet te respektohen institucionet”,- shprehet kreu i shtetit.
Ora 11:45: Krerët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha kanë deklaruar për mediat se protestuesit u provokuan nga ana e policisë. Sipas tyre, një pjesë e kordonit të policisë u hap qëllimisht nga ana e Policisë së Shtetit.
“Ai ia mbathi, ndërkohë policisë i tha ti provokojë dhe grishi provokuesit. Të rrinte në zyrë te mos bente antimiting ne Vlore. Po të qe burrë duhej të rrinte në zyrë dhe jo tia mbathte. Edhe atje do të kertë një dron nga ajri që do të kërkojë arrestimin e Edi Ramës, simbolikisht Protestues hipin në shkallët e kryeministrisë dhe po ngrisin mbulojën. Hedhin zjarr”,- deklaroi Berisha.
(lajmi në përditsim)
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2202611996656871/
- Autoblinda dhe tela me gjemba, policia rrethon Kryeministrinë (FOTO)
- Opozita protestë para Kryeministrisë, Rama provokon nga Vlora
- Deutsche Welle: Protestë masive e opozitës për rënien e qeverisë Rama
- Deputetja e PS fyen protestuesit: Këta nuk kanë asnjë lidhje me qytetërimin
- Basha mbërrin pranë selisë së PD: Protestuesit nuk i ndal asgjë
- Provokon Rama, nis takimin në Vlorë në të njëjtën orë me protestën e opozitës
- Mesazhet e zgjedhura nga mbështetësit e opozitës
- Rama si Maduro, të rinjtë e PD ironizojnë me “meme”
- Zëri i Amerikës transmeton live protestën e opozitës, “bojkoton” Ramën në Vlorë