Përplasje në mazhorancë/Edi Rama: E hëna ditë pushimi. Ilir Meta: Seancë

Një tjetër përplasje e “butë” po konsumohet brenda mazhorancës, pas miratimit të reformës në drejtësi. Fillimisht ishte Kryeministri Edi Rama, i cili i entuziazmuar nga arritja e konsensusit për Reformën në Drejtësi vendosi që dita e hënë të jetë pushim për administratën. Në një postim në Tëitter, Rama e caktoi pushimin si një shpërblim ndaj administratës.

Ndërkohë ditën e sotme Drejtoria e Informacionit në Parlament njoftoi se grupet parlamentare “kanë rënë dakord së bashku, që seanca e ditën së Enjte të afrohet ditën e hënë”. Mes grupeve parlamentare që kanë qenë dakord për zhvillimin e seancës bënë pjesë dhe Partia Socialiste.

Duket se ky vendim i krerëve të grupeve parlamentare të Kuvendit nuk e bërë të tërqhiet kryeministrin. Brenda pak minutash nga njoftimi i Kuvendit, Zyra e Shtypit e Kryeministrit publikoi vendimin e Qeverisë, duke mbledhur qeverinë jashtë radhe.

vendimi pushimi

Vendimi i Qeverisë sot

Ajo që bie në sy është fakti se edhe brenda vetë PS-së nuk u ka pëlqyer ideja e Ramës. Urdhëri për zhvillimin e seancës së Kuvendit është firmosur nga nënkryetarja socialiste e Kuvendit, Valentina Leskaj.

Arsyet, në dukje procedurale, fshehin mosmarrëveshje që lidhen edhe me mënyrën sesi po shitet nga Partia Socialist kalimi i reformës me konsensus. Për Kryeministrin votimi i Reformës duhet të jetë një ditë feste për gjithë kombin. Në fakt, çfarë ka për të festuar, kur deputetët bënë punën për të cilën paguhen? Në gjithë këtë proces, i vetmi zhvillim pozitiv ishte që reforma kaloi me konsensus. Në të kundërt Shqipëria rrezikonte të merrte “pushime” të gjata në procesin e integrimit nga Brukseli, nëse reforma kalonte vetëm me votat e mazhorancës dhe disa deputetëve të PD.

VENDIMI I KUVENDIT PER SEANCEN E SE HENES

URDHËR/ Nr. 54, datë 22.7.2016

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT

NË SEANCËN PLENARE TË DATËS 25.7.2016

Bazuar në nenet 9 dhe 27, pika 5, të Rregullores së Kuvendit,

U R D H Ë R O J:

  1. Mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare të datës 25.7.2016. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
  2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 21.7.2016;
  3. Njoftimi i akteve normative të depozituara në Kuvend;
  4. Projektligji “Për miratimin e shtesës së marrëveshjes së koncensionit ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoriteti kontraktues, dhe ACR Holding, S.R.L., si koncensionari, për rehabilitimin, operimin dhe transferimin  e  Minierës  së  Kromit,  Bulqizë,  të Fabrikës  së Pasurimit Bulqizë, të Impiantit të Seleksionimit, Klos dhe të Uzinës së Ferrokromit, Burrel”;
  5. Projektligji “Për miratimin e shtesës së marrëveshjes së koncensionit ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoriteti kontraktues, dhe ACR Holding, S.R.L., si koncensionari, për ndërtimin, operimin dhe transferimin e Uzinës së Ferrokromit në Elbasan dhe për minierat e kromit të Prrenjasit e Pojskës”;
  6. Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtjshme”;
  7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të

RSH dhe Fondit Global kundër SIDA-s, tuberkulozit dhe malaries”;

  1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

  1. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYETARE/Valentina LESKAJ 

SHKARKO APP