Përplasje publike mes ministrit të drejtësisë dhe gjyqtarit të Posaçëm

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, reagoi publikisht pas një shkrimi të gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Florjan Kalaja, i cili e cilësoi procesin e hartimit të Kodit të ri Penal si një “fasadë”.

Pa e përmendur nominalisht, por duke iu referuar drejtpërdrejt qëndrimit të tij, Lamallari hodhi poshtë akuzat dhe theksoi se procesi ka qenë transparent dhe gjithëpërfshirës.

Sipas ministrit, ndryshimet në Kodin Penal janë diskutuar gjerësisht me profesionistë dhe partnerë ndërkombëtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Procesi ka qenë i hapur, gjithëpërfshirës dhe i dokumentuar. Gjatë periudhës shtator–dhjetor 2025 janë zhvilluar 25 takime konsultative me 488 përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, administratës publike, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile,” – shkruan Lamallari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shton se më shumë se gjysma e dispozitave të publikuara në korrik 2025 janë ndryshuar pikërisht mbi bazën e komenteve të marra.

Akuzë për shkelje etike

Ministri i Drejtësisë thekson se një gjyqtar duhet të tregojë vetëpërmbajtje në deklarata publike dhe i referohet drejtpërdrejt Kodit të Etikës Gjyqësore të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Sipas tij, magjistrati duhet:

të shmangë sjellje që krijojnë përshtypje angazhimi politik;

të mos komentojë çështje politike;

të tregojë kujdes në përdorimin e medias dhe rrjeteve sociale.

Lamallari sjell në vëmendje edhe standardet europiane të Komitetit Këshillimor të Gjyqtarëve të Këshillit të Europës dhe praktikën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut për paanshmërinë reale dhe të perceptuar të gjyqtarit.

“Drejtësia jo vetëm duhet të bëhet; ajo duhet edhe të duket e tillë”, – citon ministri standardin e Strasburgut.

Referenca politike

Në reagim, Lamallari përmend edhe faktin se në Shqipëri ka pasur raste kur gjyqtarë dhe prokurorë janë përfshirë më pas në politikë, duke paralajmëruar se deklaratat publike me tone politike dëmtojnë perceptimin e paanshmërisë.

Në fund, ai thekson se reforma në drejtësi dhe Kodi Penal janë procese të vazhdueshme që kërkojnë kontribut profesional dhe jo etiketime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?