“Peshku i Madh”, Donald Lu në “Portokalli”: Na doli mjekra duke pritur!
Kemi shumë muaj që bërtitet “peshku i madh”, por ai nuk po duket. Qeveria drejton gishtin në opozitë, ndërsa opozita thërret “peshku i madh është kryeministri”.
Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu ishte i ftuar special këtë të dielë në “Portokalli”. Mesazhi i parë i përcjellë prej tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ishte shqip, e po aq “shqip e troç” ka folur përgjatë gjithë detyrës së ushtruar në Shqipëri.
Mes batutave edhe të aktorëve të “Portokallisë”, Donald Lu e tha sërish troç. Ai iu drejtua aktorëve, që ishin në rolin e liderëve politik në vend, duke u thënë: “Gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit”.
Ndërkohë, publiku thërriste: “Peshkun e Madh”. “Na doli mjekra duke pritur, o burrë!”, iu drejtua Ambasadori Lu “Edi Ramës”. Por “peshku” rri struktur në qeveri. Në qeverisje rrijnë “peshqit”. Edhe i madhi peshk!