Peticioni ndaj ambasadores amerikane si një utopi. Pse nuk kërkojnë peticion-protestë kundër Edi Ramës?
Një peticion kundër ambasadores amerikane qarkullon në rrjetet sociale. Një ngjarje e paprecedent, sepse në vend që të organizojnë peticion-protestë, fjala vjen një datë finale për përballje me qeverinë e Edi Ramës, hartuesit apo inicuesit merren me ambasadoren.
Në vend që organizatorët të thonë se kjo qeveri duhet rrëzuar e larguar, kërkojnë te largojnë ambasadoren!
Peticioni është krijuar në faqen e njohur change.org dhe titullohet “Enough is enough”, në shqip “Mjaft është mjaft!”.
Në peticion thuhet se; “Qëndrimet e Znj. Yuri Kim bien ndesh jo vetëm me statusin e saj diplomatik dhe nenin 41 të Konventës së Vjenës, por kanë cënuar fort aftësinë e vendit për të pasur një opozitë serioze ndaj një qeverie që vetë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportet e veta, e klasifikon thellësisht të korruptuar. Intimidimi i vazhdueshëm ndaj forcave opozitare, ndërhyrja në procesin e tyre te votimeve te brendshme apo trysnia që i bëhet drejtësisë nga Znj. Kim janë shumë shqetësuese pasi minojnë demokracinë dhe rrezikojnë stabilitetin e vendit.”.
Deri tani peticioni ka arritur mbi 2500 firma.
Por ambasadorja vepron në përputhje me DASH dhe nuk mund të lëvizë nga linja zyrtare e Departamentit Amerikan të Shtetit. Ambasadorja mund të vepronte njëherë, fjala vjen në kokën e saj, por me pas do të ishte DASH që do ti hiqte veshin. Ndërkohë që ajo ka thënë hapur dhe prerë se çdo gjë e kryen në përputhje me politikën zyrtare të Uashingtonit zyrtar.
Ndaj duket sikur peticioni është kundër SHBA dhe politikës së saj për Shqipërinë.
Peticioni: https://www.change.org/p/ambasador-kim-enough-is-enough