Petrit Vasili: Donald Lu dhe Romana Vlahutin, zgjohuni nga gjumi!

Petrit Vasili është zgjuar shumë herët këtë të martë. I shqetsuar se reforma në drejtësi po devijon nga qëllimi pse filloi si dhe i merakosur se pse heshtin ambasadorët Lu dhe Vlahutin, kreu i grupit parlamentar të LSI lëshoi piskamën e madhe të ditës: Zgjohuni Lu dhe Vlahutin!

Nisur edhe nga fakti që dje goglat e Ulsi Manjës ishin përzgjedhur nga sekretari i përgjithshëm i i Kuvendit, ku ngado të hidhje goglën dilnin socialistë e ku KLP dhe KLGJ dalin me shumicë absolutet të PS-së,  ndaj Petrit Vasili kur njerëzia po lanin sytë nga gjumi e po merrnin udhën në punë lëshoi me vrik thirrjen: Lu dhe Vlahutin, ndërhyni!

Nuk dihet nëse Lu dha Vlahutin e kanë dëgjuar thirrjen e madhe të Petrit Vasilit, por e sigurtë mbetet se Vasili nuk merr dot përgjigje nga ata të dy, pa marrë lejen e kryeministrit Rama, të dy ambasadorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të vertetë siç ka thënë jo pa ironi deputeti Enkelejd Alibeaj se duhet të flasin edhe Xhoni dhe Ferdinando, nga OPDAT dhe EURALIUS. A janë zgjuar sot kaq herët ata të dy?

Swiss Digital Mobile Reklama

Petrit! Thirrje në shkretetirë duket kjo e jotja! Por bërtit se mos zgjohen!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?