Petrit Vasili: Edi Ramës i mbyllet çështja

Kreu i grupit parlamentar te LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të mos hetuar kryeministrin Edi Rama.  Përmes një postimi në facebook, ai shkruan se gazetarët futen në burg, kurse për kallëzimin e opozitës ndaj kreut të qeverisë Prokuroria mbyll çështjen penale.

”Prokuroria i mbylli më parë çështjen Edi Ramës, me një falje me facebook kur i bëri thirrje policisë të hiqte uniformat e të bënte vota për Rilindjen. Qytetarë, reforma në Drejtësi ishte burg për ju dhe mbulim i çdo zullumi për Edi Ramën. Turp, turp, turp”,-shkruan Vasili.

Krerët e grupeve parlamentare kërkuan hetimin e kryeministrit Edi Rama për deklaratat që ka bërë pas publikimit të audiopërgjimit për vëllanë e ministrit të Brendshëm. Kryeministri deklaroi disa orë pas daljes së përgjimit se ai kishte kryer analizat e materialit dhe i kishte rezultuar se ishte një manipulim.

Keto deklarata sipas deputetëve të opozitës kanë ndikuar direkt në procesin e hetimit, pasi kryeministri ka pretenduar se ka kryer analizën në një laborator kur ende hetimi nuk kishte nisur. Në padinë e tyre, drejtuesit e grupeve parlamentare të opozitës e kanë paditur kreun e qeverisë për dy vepra penale. E para, “Detyrim për të kallëzuar provën” sipas nenit 304 të Kodit Penal duke kërkuar nga kreu i qeverisë të tregojë sesi ka bërë analizën e një materiali pa urdhër të prokurorisë.

Vepra e dytë penale është ajo e “Veprimeve që pengojnë të vërtetën”, sipas nenit 301 të Kodit Penal. Sipas padisë së deputetëve të opozitës, me veprimet e kryeministrit pas publikimit të përgjimit dhe duke anashkaluar prokurorinë janë prishur provat dhe hetimet për zbardhjen e së vërtetës.

Për të dyja këto akuzat Prokuroria vendosi të mos nisë hetimet. Prokurori i çështjes thotë se nuk ka asnjë vepër penale të dyshuar në veprimtarinë e kreut të qeverisë.

Ky veprim tregon varesinë e prokurorisë nga kryeministri, sepse të gjitha paditë e mazhorancës kundër opozitës janë pranuar nga prokuroria dhe gjykata.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

“Prokuroria i dorezohet perfundimisht krimit dhe i mbyll ceshtjen Edi Rames. Prokuroria e dorezuar koke e kembe te krimi dhe qe pacipesisht denon me arrest gazetaret qe denoncojne te vertetat e medha. Prokuroria qe therret kryetarin e partise demokratike per ceshtje ordinere.

Prokuroria qe mbulon provat ne audiopergjimin e agron xhafes. Sot prokuroria pas kallezimit te opozites ndaj edi rames qe gjoja kishte kryer ekspertizen e audipergjimit ja mbylli pacipesisht sot ceshtjen. Gazetaret ne burg, Edi Ramës i mbyllet ceshtja.

Prokuroria i mbylli më parë çështjen Edi Ramës, me një falje me facebook kur i bëri thirrje policisë të hiqte uniformat e të bënte vota për Rilindjen. Qytetarë, reforma në Drejtësi ishte burg për ju dhe mbulim i çdo zullumi për Edi Ramën. Turp, turp, turp!”.

(Në foto) Vendimi i Prokurorisë për mos fillimin e hetimeve ndaj Kryeministrit Edi Rama

SHKARKO APP