Petrit Vasili: Kufijtë janë në rregull, por përmirësoni ekonominë e shqiptarëve
Nga Petrit Vasili.
Kufijtë janë në rregull ndërsa ekonomia jo, ndërsa “hallet” e vetes të mos i bëjmë të shqiptarëve.
Kufijtë janë në rregull.
Luftëra të mëdha kanë përcaktuar fituesit dhe humbesit, kanë përcaktuar dhe kufijtë e fituar, kanë përcaktuar dhe shqiptarët si fitues.
Dhe fituesi duhet të sillet si fitues, e kundërta është faj.
Ekonomia nuk është në rregull, as në Shqipëri dhe as në Kosovë.
Eshtë në krizë ekonomia.
Eshtë i madh korrupsioni.
Pastrohen edhe para të pista, shumë bile.
Shqiptarët këndej dhe andej kufirit presin ekonomi shumë hërë më të mirë dhe më të fortë.
Kush i lë shqiptarët të varfër është armik i tyre.
Sa për kufijtë ata mirë janë, na duhet vetëm që t’i mbrojmë si duhet. “Hallet” e vetes të mos i bëjmë halle të shqiptarëve.