Pjesë nga dëshmia e babait të 7-vjeçares që humbi jetën nga skafi i Arjan Tases

Babai Bledar Avdia tregon momentet e fundit para se të humbiste vajzën e tij. Ai thotë se skafi i drejtuar nga Tase e ka ndarë nga vajza teksa ishin duke notuar, por ndërsa ai është zhytur poshtë, motori ka goditur Jonadën duke i shkaktuar dëmtime në të gjithë trupin.

“Ishte ora rreth 14:00 dhe pranë bregut të detit isha duke u larë me vajzën. Në ato momente pashë një skaf të bardhë, me dy veta brenda tij. Skafi parkoi në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që zbriti një vajzë dhe më pas një grua me dy fëmijë hipën në skaf. Drejtuesi i skafit kaloi litarin me piketa dhe ishte duke lundruar në drejtimin ku po lahesha me vajzën. Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi të madhe dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe skafi goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e dëmtuar në të gjithë trupin. Skafi u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin në breg”, mësohet të ketë thënë babai i 7-vjeçares.

Dëshmitari okular me iniciale E. Z., ka treguar se ishin duke u larë në det kur skafi u afrua dhe megjithëse të gjithë po bërtisnin ndalo, drejtuesi ka vijuar të ecë.

‘Ishin duke u larë në det dhe në këto momente një skaf i madh u afrua. Kur erdhi pranë skafi mori njerëz në breg dhe në ato çaste goditi fëmijën me helika. Të gjithë ne të tjerët që ishim në breg filluam t’i bërtisnim drejtuesit të skafit: ‘Ndalo se e vrave vajzën’. Drejtuesi i skafit vazhdoi të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Hyra në det dhe e nxora Jonadën e pajetë’, ka thënë ai.

Bazuar nga dëshmitë dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë dhe nga veprimet e Arjan Tases, prokuroria e akuzoi për ‘vrasje me dashje indirekte’. Në dosje thuhet: ‘Nuk ka vrasje nga pakujdesia, por vrasje me dashje pasi drejtuesi i mjetit lundrues që rezulton se kishte patentë ishte në dijeni të rrezikut që i sillte qytetarëve kur hyri në atë perimetër’.

Kronika e sotme

Sot nga vendimi i gjykatës me kërkesë të prokurorisë së Vlorës:

Kërkesa për masën e sigurisë e paraqitur në Gjykatë:

REPUBLIKA E SHQIPERISE

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË VLORË

Prot.

KËRKESË

Date 04.08.2022.

PËR VLEFTËSIMIN E ARRESTIMIT NË FLAGRANCE DHE CAKTIMIN E MASËS SË SIGURIMIT PERSONAL

Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Seksionit të të Miturve Vlorë

Ne datë 03.08.2020 pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlore janë referuar me shkresin Nr 95 prot datë 03.08.2022 nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pranë Drejtorisë Rajonale Gjirokastër Vlorë materialet procedurale që referohen arrestimit në flagrancë të shtetasit

Arian Tase i biri i Minella dhe Donika i datëlindjes 10.12.1984 lindur në Përmet banues në Tiranë me arsim të lartë, me shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore të padënuar më parë.

Që dyshohet tashmë për kryerjen e veprës penale te “Vrasjes, të kryer në formën e dashjes indirekte” të parashikuar nga neni 76 Kodit Penal.

Nga studimi i të dhënave te dokumentuara nga Policia Gjyqesore dhe verifikimet e bëra rezulton se:

Në datë 02.08.2022 rreth orës 14.00 minuta, në plazhin Potan-Himarë, i arrestuari Arian Tase, ndërsa drejtonte mjetin lundrues tip gomone, e emërtuar NNA 154 dhe MARGO”, te pajisur me dy motorre te jashtëm, me kapakë me ngjyrë të bardhë, me shënimet “Racing 300 ka goditur me helikat e motorëve respektive dhe i ka shkaktuar vdekjen, shtetases së mitur që ndodhej në afërsi të bregut të detit duke u larë, Jonida Avdia. Ngjarja ka ndodhur në një zonë bregdetare që është kategorikisht e ndaluar për lejimin kalimin e mjeteve lundruese.

Nga deklarimet e shtetasit Bledar Avdia (prindi fëmijës) ka rezultuar se familja Avdia bashkë me të afërm të tyre, një ditë më parë janë akomoduar për pushime verore në një hotel që ndodhet tek rrethit i Potamit. Mëngjesin e datës 02.08.2022 ka dalë në plazh së bashku me familjarët e tij. Rreth orës 14:00 minuta Bledar Avdia shpjegon se ndërsa ka qenë duke u larë bashkë me vajzën në afërsi të bregut, ka parë një skaf me ngjyrë të bardhë, me dy persona në bord, që ka parkuar në bregun e plazhit tek hotel “Tirana” dhe ka parë se nga bordi i mjetit ka zbritur dhe në vijim ka parë dy burra, një grua dhe dy fëmijë që kanë hipur në skaf. Bledar Avdia shpjegon se shoferi i mjetit lundrues, pasi ka kaluar litarin me piketa, ka shkuar në drejtim të tyre dhe është futur me një shpejtësi skëterre duke përçarë atë dhe vajzën, për ta marrë kthesën, ka goditur me motorët vajzën e tij, duke i shkaktuar prerje në gjithë trupin. Ka bërtitur dhe ka parë që drejtuesi është nisur të largohej, por është kthyer ka ndaluar skafin dhe ka ardhur në breg.

Nga deklarimet e shtetasit Emiliano Zeqirllarri në lidhje familjare me viktimën, ka treguar se rreth mesditës, shtetasi Bledar Avdia bashkë me vajzën Jonida po laheshin e breg të detit dhe në një moment, Emiliano ka parë ardhjen e një mjeti lundrues të madh me disa persona në bord. Në kohën që mjeti lundrues ka marrë njerëz në breg dhe është futur përsëri në det shtetasi Emiliano shpjegon se mjeti lundrues ka goditur të miturën me helikat e motorëve. Bledari dhe njerëzit që ishin në breg të detit kanë filluar bërtasin “ndalo se e vrave, mjeti lundrues ka vijuar të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Në këtë kohe Emiliano ka hyrë në det dhe e ka nxjerrë të miturën pa shenjë jete.

Nga deklarimet shtetases Silvana Malaj pushues, ka rezultuar se rreth orës 14:00, ka qenë në det bashkë me bashkëshortin dhe po dilnin nga uji. Ka parë se pas tyre ndodhej një skaf që po rrotullohej dhe gjendej në afërsi të bregut. Bashkëshorti i ka kërkuar që lajmëronte policinë për të larguar skafin dhe ndërkohë që do dilte nga uji, kjo shtetase shpjegon se ka dëgjuar njerëzit që po bërtisnin dhe pasi ka kthyer kokën ka parë skafin é ngritur në mënyrë vertikale dhe aty tregon se situata ka dalë nga kontrolli. Më pas ka parë goditjen që i ndodhi vajzës së vogël nga skafi dhe babi vajzës bërtiste që të ndalej.

Sipas të dhënave të procesverbalit të këqyrjes së vendit të ngjarjes rezulton se gjatë këqyrjes së mjetit lundrues janë evidentuar njolla me ngjyrë të kuqe si ato të gjakut të mpiksur në pjesën e sipërme të kapakut te motorit të krahut të djathtë, në anën e brendshme të tubolarit të krahut të djathtë etj.

Sipas të dhënave të procesverbalit të këqyrjes së kufomës rezulton se në trupin e viktimës janë konstatuar plagë me buzë të rregullt, me gjatësi 22 cm, në anën e djathtë 8 ballë që fillon nga mesi ballit, që përshkon syrin e djathtë e përfundon në pjesën e poshtme të veshit të djathtë. Në qafë është konstatuar një plagë prerëse horizontale me gjatësi 12 x 9 cm, në supin e djathtë një plagë me ekspozim te indit kockor dhe thyerje e kockave të supit të djathte, në gjoks duke filluar nga ana e djathte dhe duke vazhduar bë anën e majtë është konstatuar një plagë me përmasa 30×7 cm, brinjët e anës së majtë janë konstatuar të thyera, në bark dhe gjoks është konstatuar plagë e madhe me dëmtim e organeve të brendshme dhe ekspozim të tyre, dëmtim të organit gjenital, thyerje gjymtyrëve të poshtme.

Sa më sipër rezulton qartë jo vetëm nga deklarimet e dhëna, por dhe nga të dhënat qoftë të këqyrjes së mjetit lundrues, qoftë të këqyrjes së kufomës, se ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues shtetasi Arian Tase, ai që e ka goditur me mjetin lundrues helikat e motorëve) dhe ka i shkaktuar vdekjen të miturës Jonada Avdia. Demtimet e konstatuara në trupin e viktimës krijojnë dyshimin e arsyeshëm se arrestuari ka qenë duke drejtuar mjetin lundrues me shpejtësi të lartë. Sa me sipër është proceduar nga policia gjyqësore me kryerjen e arrestimit në flagrancë e dyshuar fillimisht për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 85 Kodit Penal

Vepra penale e vrasjes nga pakujdesia është një vepër penale që kryhet me faj, në formën pakujdesisë që shfaqet në formën e vetëbesimit të tepruar ose të neglizhencës. Personi qe kryen veprën penale me pakujdesi kur ai parashikon mundësinë e ardhjes së pasojave, nuk i deshiron ato dhe me mendjelehtësi shpreson që ti shmangë pasojat ose kur nuk parashikon pasojat por nisur nga rrethanat duhet dhe kishte mundësi ti parashikonte. Ne situatën e ndodhur, vdekja e të miturës ka ndodhur në një zonë që është kategorikisht e ndaluar për lejimin kalimin e mjeteve lundruese dhe Arian Tase, me detyrë punonjës i policisë së shtetit, që ka objekt të punës të tij zbatim të ligjit (dhe pse ditën e ngjarjes rezulton të ketë qenë me leje vjetore) ka vepruar kur dështim me ligjin.Ai e ka parashikuar që lundrimi me mjet lundrues pikërisht në jë zonë detare të ndaluar për të hyrë, në një zonë ku qartësisht evidentohen fëmijë, të rritur & moshuar që janë duke pushuar dhe u argëtuar sjell pasojë në jetën dhe shëndetin e tyre, duke qenë në dijeni se në një hark kohor relativisht të shkurtër kanë ndodhur tilla rastet tashmë të njohura dhe mediatikisht), dhe pse nuk e ka dëshiruar ardhjen e pasojë pra vdekjen e shtetases së mitur, me veprimet e kryera, ai me vetëdije e ka lejuar ardhjen e pasojës. Dashje indirekte ose e tërthortë si një nga format e fajësisë nënkupton që personi parashikon që nga veprimi tij mund të vijnë pasoja të kunderligishme, këto pasoja nuk dëshirohen prej tij, por me vetëdije dhe ndërgjegje lejohet ardhja pasojave. Në këtë kuptim. veprimet e të arrestuarit Arian Tase do te cilësohen sipas nenit 76 të Kodit Penal. vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte të tërthortë.

Pavarësisht ndryshimit të cilësimit ligjor të veprës penale për të cilën dyshohet tashme ky shtetas, duke qenë se plotësohen kriteret e parashikuara nga neni 251/1 dhe 252 te Kodit & Procedurës Penale në lidhje me arrestimin në flagrance (vepra penale për të cilën dyshohet arrestuari parashikon një dënim jo më të ulët në maksimum se pesë dy vjet, si dhe është kapur menjëherë pas kryerjes së veprës penale i kërkojmë gjykatës të vleftësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit Arian Tase.

Përveç kësaj në bazë të nenit 244 para Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga gjykata që ndaj këtij shtetasi të caktojë si mase sigurimi personal atë të “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 Kodit të Procedurës Penale, sepse plotësohen kushtet dhe kriteret e përgjithshme të parashikuara nga nenet 228 pika 1,2,3/229 parag. 1.2. të Kodit Procedurës Penale

Nga të dhënat e deritanishme, për këtë shtetas ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer veprën penale të “Vrasjes, të kryer në formën e dashjes indirekte të parashikuar nga neni 76 Kodit Penal, dyshim ky që bazohet në të gjitha aktet shkresore bashkëlidhur.

Shtetasi i mësipërm nuk paraqet shkaqe padënueshmërie ose të shuarjes së veprës penalet není 228. parag.2 1 K.Pr.P). I arrestuari ka mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe vepra penale për të cilën dyshohet të ketë kryer ky i fundit, parashikohet nga neni 76 i Kodit Penal.

Kjo mase sigurimi personal është masa më e përshtatshme nëse mbajmë parasysh rrethanat e faktit në ngarkim të këtij personi, sanksionin ligjor që parashikohet për këtë vepër penale dënim me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet), gjendjen gjyqësore të padënuar më parë të tij. Po kështu kjo masë i përshtatet si nevojave të sigurimit që dalin në rastin konkret,ashtu dhe atyre të hetimit të plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështje. Përfundimisht mbështetur sa më sipër

KËRKOJ

  1. Vlerësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Arian Tase që dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes, të kryer në formën e dashjes indirekte se parashikuar nga neni 76 Kodit Penal.
  2. Caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal” arrest në burg të parashikuar nga neni 238 Kodit të Procedurës Penale.

SHKARKO APP