Plas grushti dhe rrëmuja në parlament, qëllohet kryeministri. Ndërhyn Garda e Republikës

Sot Kuvendi i Shqipërisë njohu tension, përplasje, konfrontim fizik dhe miell mbi kokën e kryeministrit Edi Rama.

Që në fillim parlamenti nisi me tension. Lulzim Basha dhe mënjëherë ish-kryeministri Sali Berisha kërkuan përjashtimin e Edi Ramës nga seanca e Kuvendit. Në fjalën e tij, ish-kryeministri Berisha u shpreh se duhet nxjerrë jashtë njeriu që ofendoi shqiptarët. Por skenari ishte nga PD-LSI që të qëllohej kryeministri, siç ndodhi me pas.

Pjesë nga deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha: “Ruçi të nxjerrë jashtë Edi Ramën, ta përjashtojë nga seanca. Nxirre jashtë njeriu që ofendoi të gjithë shqiptarët.

Trap, trap dhe vetëm trap. Nxirre jashtë, njeriu që urren Kukësin, siç urrente babai i tij, Havzi Nelën. Nxirre jashtë, se do ta nxjerrë parlamenti jashtë. Kjo është fjala ime”,- përfundoi Berisha.

Por me pas ka plasur sherri dhe ndërhyri Garda. Kryeministrit Edi Rama i është hedhur pluhur i bardhë mbi kokë nga deputeti i PD, Flamur Noka, teksa ndiqte bllokimin e foltores së Kuvendit nga kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe deputetët e tij.

Rojet e sigurisë kanë vrapuar t’i dalin para kryeministrit për ta mbrojtur, por nuk ka qënë e mundur. Kryeministri Rama u mbulua nga pluhuri i bardhë bashkë me Zv.Kryeministren Senida Mesi dhe me Ministrin e jashtëm Ditmir Bushati. Rama nuk lëvizi nga vendi. Ministri Bushati hodhi drejt deputetetëve të opozitës ujë, gjë që solli dhe acarimin e situatës dhe deputetët e opozitës kërkuan edhe përjashtimin e Bushatit nga seanca.

Menjëherë pas kësaj, Gramoz Ruçi përjashtoi deputetin Flamur Noka, ndërsa pak minuta më vonë edhe Ervin Salianjin. Por që të dy deputetët e opozitës refuzuan që të largohen nga salla.

Kreu i opozitës Lulzim Basha qëndroi në foltore i rrethuar nga deputetët duke pritur që Ruçi të përjashtojë kryeministrin nga seanca për fjalorin e tij vulgar ndaj shqiptarëve.

Ndërkohë Garda ka hyrë në sallën e parlamentit duke ruajtur Edi Ramën. Më pas Ruçi ka vazhduar me disa ligje shpejt e shpejt, duke e mbyllur seancën. Kryeministri ka dalë nga një hyrje e fshehtë nga Kuvendit nën masa të rrepta sigurie.

Ndërsa deputetët e opozitës deklaruan për mediat se kjo seancë është vetëm fillimi. Ata thanë se derisa të lirohen të burgosurit e protestës së Kukësit, nuk do të ketë seanca normale në Kuvend.

Image

YouTube player

VIDEO E POSTUAR NGA SALI BERISHA NË FACEBOOK

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/988526807974893/

Image

VIDEO/Ministri Bushati u hedh ujë deputetëve të opozitës 

YouTube player

LAJME TE TJERA PER ZHVILLIMET NE SEANCE

ImageImageImage

VIDEO/CFARE NDODHI NE KUVEND PASI KAMERAT DOLEN JASHTË 

https://www.facebook.com/kohajone/videos/809753619214177/

ImageImageImageImageImageImageImage

 

SHKARKO APP