Situatë e acaruar në Kakavijë
Durimi i qytetarëve që presin prej ditësh në radhë ka sosur. Pala greke ka bllokuar Kapshticën, ndërsa në Kakavijë ka plasur protesta mes qytetarëve të revoltuar dhe policisë shqiptare. Në disa raste ka ndeshje trup me trup mes tyre, por policia po shtynë qytetarët me justifikimin se pala greke nuk pranon pa teste.
Qytetarët bërtasin se kanë ditë të tëra në radhë dhe tani nuk mund të kthehen prapë në Tiranë për të bërë testet siç kërkon pala greke, së fundmi, por kryeministri Rama të nis drejt Kakavijës dhe Kapshticës njerëzit e mjeksisë që të bëjnë testet.
Prapë ka konfrontime mes tyre dhe policisë, ku në radhë të parë janë gra dhe fëmijë të dërmuar prej ditësh duke pritur në makina në kushte skandaloze dhe pa ujë e shërbime jetike.
Ajo që po ndodh në Kakavijë është e tmerrshme dhe katastrofale. Qeveria shqiptare duhet të ndërhyjë fuqishëm pranë qeverisë greke që të shtojë personelin e saj dhe jo me pak veta, duke u tallur me shqiptarët. Në Kapshticë Greqia e ka mbyllur kufirin, ndërsa akoma në Kakavijë vazhdon, por me ritme shumë të ngadalta.
Qytetarët të revoltuar shprehen me mllef ndaj qeverisë shqiptare që nuk ndërhyn te qeveria greke. Po kështu ata thonë se qeveria shqiptare nuk ka informuar se ç’po ndodh nga Greqia në kufi, por u gjendën në rrugë dhe të bllokuar prej katër ditësh. Ata kërkojnë që kryeministri Rama të sjellë urgjent në kufi për të bërë tamponët dhe të japin certifikatat përkatëse të cilat i kërkon pala greke. Ndaj është qeveria, shprehen ata, e jo të nxijnë lëkurën në det, duke parë në TV vuajtjet e shtetasve shqiptarë.
Situata është e acaruar në Kakavijë. Ndërkohë janë shtuar uniformat speciale me automatikë përballë qytetarëve të stërlodhur e raskapitur prej disa ditësh.