Mijëra e mijëra studentë dhe qytetarë para kryeministrisë

Ka filluar protesta e madhe para kryeministrisë. Ndërkohë drejt Tiranës po udhëtojnë prindër, qytetarë që mbështesin studentët, gjimnazistët e kryeqytetit.

Të gjithë studentët nga të gjitha fakultetet po mblidhen te kryeministria. Tirana duket e bllokuar nga vërshimi i studentëve, sidomos të rruga e Barrikadave, te 21 dhjetori dhe Zogu i Zi, pra krejt Tirana e asfiksuar nga studentët.

Mësohet se kryeministri Rama ka thënë ndër këshilltarët e tij se nëse mblidhen mbi 5 mijë veta sot para zyrës time e firmos dhe pranoj se fituan ata. Nëse ka poshtë 3 mijë veta, le të rrijnë aty e të ngrijnë! Por nëse janë mbi 20 mijë veta do të jap dorëheqjen si kryeministër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është basti që ka vendosur Edi Rama sot!

Swiss Digital Mobile Reklama

Studentët e kanë në dorë nëse duan realizimin e 8 kërkesave apo edhe dorëheqjen e tij!

Burime të fundit nga mazhoranca tregojnë se po bëhet presion i madh nga disa ministra dhe deputetë te PS-së mbi kryeministrin që ti firmosë sot dhe ti votojnë në parlament, po sot. Frika mbetet e madhe në qeveria nga protesta e pritshme para kryeministrisë, ku do ti bashkohen edhe qytetarë.

Studentët i kanë bërë të njohura kërkesat e tyre dhe nuk pranojnë takim me kryeministrin pa i plotësuar 8 pikat e tyre.

Studentët thonë  se Rama të firmos 8 kërkesat dhe më pas diskutojmë për problemet e tjera.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/355759971882342/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?