Po vjen kriza e madhe energjitike në Europë. Në Francë gjoba 750 euro biznesit që përdor kondicionerët…

Një krizë e madhe energjitike do të pushtojë Europën këtë mes vjeshte dhe dimër. Shumë ekspertë shprehen se ky do të jetë dimri më i vështirë energjitik që prej viteve 1944-1945 të Luftës së Dytë Botërore.

Për herë të parë prej 1 shtatorit, porta e Brandenburgut, monumenti ikonë i Berlinit nuk ndriçohet më pas orës 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Nuk do të ndizen as monitorët e reklamave apo ndriçimi i vitrinave.

Në Paris vetëm Kulla Ejfel do të ketë privilegjin të ketë drita 24 orë.

Ky është normaliteti i ri për gjithë Europën, që po përballet me krizën më të rëndë të energjisë që prej luftës së dytë botërore. Sulmi rus në Ukrainë goditi dhe importin nga Rusia të naftës dhe gazit, duke bërë që çmimet e energjisë të arrijnë nivele marramendëse.

Bashkimi Europian ka vendosur uljen me 15% të konsumit të gazit. Për të kursyer energji, vende si Franca do të gjobisin të gjitha bizneset që ngrohen me kondicioner, me deri 750 euro, nëse mbajnë dyert hapur.

Në Spanjë dhe Itali, temperatura e ngrohjes me kondicioner në mjedise publike nuk do të jetë me shumë se 19 gradë!

Në Britaninë e Madhe çmimi i energjisë elektrike parashikohet te 10-fishohet. Ndriçimet e rrugës do përgjysmohen nga tetori.

Në Shqipëri duke filluar nga 1 tetori kush konsumon me shumëe 800 kw do të paguajë disa fish me shtrenjtë.

SHKARKO APP