Policia e Tiranës arreston 32 drejtues automjetesh në gjëndje të dehur apo pa patentë…

Policia Rrugore e Tiranë, gjatë kësaj jave, ka shtuar kontrollet policore parandaluese për verifikimin e drejtueseve të mjeteve që drejtojnë automjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, të papajisur me leje drejtimi, me shpejtësi mbi normat e lejuara, shkeljet e semaforëve, pa rrip sigurimi, për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit si dhe për automjetet që zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve.
Si rezultat i kontrolleve specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar apo proceduar 32 drejtues automjetesh, nga të cilët 13 në gjendje të dehur, 6 të papajisur me leje drejtimi, 7 për shkelje të qarkullimit rrugor, 2 persona të shpallur në kërkim, 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, 1 drejtues për largim nga vendi i aksidentit si dhe 1 shtetas për deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore.