Policia nis rrethimin e Tiranës. Blindat nisen drejt Kryeministrisë

Në orën 18:00 pritet të nisë protesta e qytetarëve kundër dhunës së policisë dhe për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës. Dy orë para nisjes së saj, në rrugët hyrëse të qytetit të Tiranës janë vendosur postoblloqe me forca të mëdha policore që kontrollojnë mjetet që vijnë në kryeqytet.

Ndërkohë drejt kryeministrisë, në orën 16:00, janë para dhjetëra makina të blinduara, mjete që përdoren për ujin me preson dhe furgonë me forca speciale. Për ndalimin e protestave në Tiranë po përdoren me mijëra force policore të reparteve të ndryshme, të cilat kanë si qëllim ndalimin e tubimeve.

Kjo është dita e shtatë e protestave të të rinjve kundër dhunës së policisë. Gjatë kësaj jave janë me qindra të rinj arrestuar dhe të dhunuar nga forcat e rendit.

SHKARKO APP