Policia shkon t’i arrestojë me urdhër të SPAK-ut, por kishin vdekur prej muajsh!

Një ditë pasi SPAK lëshoi urdhër arreste për arrestimin e 22 personave mes tyre edhe komisionerë në lidhje me dosjen 339, zbulohet një e papritur.

Ndërsa policia ka shkuar për të ekzekutuar urdhër arrestet, rezulton se dy prej tyre kanë ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për komisionerët Kasem Lala dhe Basir Bregu për të cilën Prokuroria e Posaçme kërkoi arrestimin në kuadër të dosjes 339 për zgjedhjet në Durrës. Dy komisionerët të cilët kanë ndërruar jetë nuk janë çregjistruar nga familjarët e tyre, shkruan TCH.

Kujtojmë se hetimet për këtë dosje nisën që në vitin 2016, ndërsa në vjeshtën e vitit 2018 u finalizua operacioni “Vol-Vo 4”, ku u arrestuan 27 personat, mes tyre Astrit Avdyli, Flamur dhe Shkëlqim Avdyli si dhe u prenë 44 fletë.

Me sa duket ka të drejtë ish-presidenti Nishani ku shkruan se  kjo ishte një lojë për ti treguar BE se po hetojmë dhe arrestojmë, ndërkohë që të vertetë peshqit e mëdhenjë nuk arrestohen.

I kontaktuar me telefon nga gazetarja e News24, Klodiana Lala, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Arben Kraja, konfirmoi faktin se nga oficerët e policisë gjyqësore që kanë mbërritur në shtëpitë e dy komisionerëve janë informuar se ata kishin ndërruar jetë.

Duke cituar kreun e SPAK, Lala tha se në momentin që janë firmosur urdhërarrestet për dy komisionerët zgjedhorë nga hetimi që është bërë në gjendjen civile por edhe në sistemin TIMS, rezulon se ata kanë qenë aktivë, pra nuk kanë qenë të crregjistruar.

“Hetimet janë sekrete –tha Kraja për gazetaren Klodiana Lala,-dhe në bëmë sipas ligjit verifikimet në regjistrin e gjendjes civile ku dy komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu rezultonin që nuk ishin crregjistruar dhe më pas ne premë urdhrin e arrestit. Por përmes  familjarëve, ata kishin rënë në dijeni për faktin ase ata kishin ndërruar jetë 1 muaj apo 1 muaj e gjysmë më parë.

“Në këto kushte- tha Kraja, për këtë rast do të duhet të njoftojmë gjykatën, ku përmes një certifikate vdekje, SPAK duhet të pushojë hetimet, pasi s’mund të hetohet një i vdekur.

Në raportimin e saj Lala teksa e konsideroi ngjarjen një skandal, theksoi se predispozohet që SPAK, vëzhgon apo përgjon në çdo moment persona.

https://arkiva.kohajone.com/aksioni-i-spak-si-tentative-per-ta-fshehur-krimin-e-organizuar-zgjedhor/

SHKARKO APP