Politika: Gëzuar Kurban Bajramin!
Mijëra besimtarë myslimanë festuan sot Kurban Bajramin.
Në Tiranë, falja e Kurban Bajramit këtë vit u bë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ceremoni e faljes nisi në orën 6:15-6:30 më pas besimarët u shpërndanë për të kryer ritet e tjera të kësaj feste.
Komuniteti mysliman i Shqipërisë përcolli në rrjete sociale pamjet me dron të faljes që u mbajt sot në mëngjes shoqëruar me urimin: Gëzuar Kurban Bajramin.
Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin në statusin e tij: “Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot.
Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë.
Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre!
Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”.

Ndërkohë kryeministri Rama ka uruar Kurban Bajramin me një foto të veçantë nga Xhamia e e re e madhe në Tiranë.

Kurse lideri demokrat, Berisha poston foton e tij dhe shkruan: “Urim!
Besimtarëve muslimanë nga zemra i uroj Gëzuar Kurban Bajramin. Sakrificat e lutjet tuaja qofshin të pranuara nga Zoti në këtë natë të madhe, për të mirën tuaj, të familjeve tuaja dhe të gjithë Shqipërisë”.

Edhe zv/kryeministrja Belinda Balluku ka uruar: ” Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!
Drita e Zotit qoftë gjithmonë në zemrat tuaja dhe ju udhëzoftë vetëm për vepra të mira e të pëlqyeshme prej Tij! Shëndeti, paqja e begatia të ulet këmbëkryq në vatrën e çdo shqiptari!Gëzuar e për shumë vjet!”.

KOHA JONË SONDAZH

