Politikanët dhe oligarkët po djegin celularët dhe laptopët!
SPAK dhe BKH po hetojnë disa dosje politikanësh, biznesmenësh VIP apo siç quhen disa që ndikojnë në vendimarrjen legjislative dhe ekzekutive, pra OLIGARKËT, por edhe grupet e strukturuara kriminale që trafikojnë kokainë si dhe që marrin tenderime, duke përdorur politikën.
Ndërkohë BKH po sekuestron celularët dhe laptopët e tyre. Edhe të atyre që dyshohen se kanë kryer vepra korruptive e kriminale në bashkëpunim.
Së fundi një operacion i madh i BKH nën urdhërat e SPAK ka sekuestruar një numër celularësh.
Fill pas kësaj mësohet se disa politikanë, deputetë, ministra, zv/ministra, kryetarë bashkiëshë, ish-ministra etj zyrtarë të lartë nga frika e sekuestrimit të celularëve dhe laptopëve të tyre, të rinjë e të vjetër, kanë filluar t’i djegin duke blerë aparate të rinjë, me synimin e zhdukjes së provave direkte, ndonëse ka gjurmë të kompanitë mobilë.
Është bërë kaq komike frika e tyre që po i djegin, aqsa një ish-ministër që po hetohet në fshehtësi nga SPAK, ka shkuar në malin e Dajtit dhe ka djegur dy celularët dhe laptopin! Por, dikush, që ia dinte frikën e tij, kur ish-ministri i ka treguar se i dogji, i është drejtuar:
-Ku i dogje?
-Në malin e Dajtit!
-Mos! Paske lenë gjurmë se FBI ka aparatura që e kthen pluhurin e djegies në prova!
Dhe mënjëherë ish-ministri ka nxituar me shoferin e tij dhe ka mbledhur në një thes pluhurin e djegur të celularëve dhe laptopit. Me pas ka shkuar në bregdet dhe e ka hedhur!
Kjo histori komike ka kapur shumë prej politikanëve.
Po djegin celularë, laptopë!
KOHA JONË SONDAZH

