Polymarket: Me 98% garanci tregjet ndërkombëtare parashikojnë mandatin e katërt për Ramën

Një prej treguesve më interesantë ndërkombëtarë për zhvillimet politike është Polymarket, platforma më e njohur e tregjeve të parashikimeve në botë. Polymarket i jep Edi Ramës një probabilitet prej 98% për të qenë sërish kryeministër pas këtyre zgjedhjeve, një sinjal i qartë i besimit të tregjeve globale tek vazhdimësia dhe stabiliteti që ofron lidershipi aktual.

Fakti që mbi 98% e pjesëmarrësve në këtë platformë besojnë se Rama do të ruajë postin e tij tregon jo vetëm forcën elektorale të Partisë Socialiste, por edhe perceptimin ndërkombëtar të stabilitetit institucional që ajo ka sjellë ndër vite.

Ky trend përputhet edhe me gjetjet e sondazhit të publikuar javët e kaluara nga Top Channel në bashkëpunim me ekspertin amerikan të sondazheve John McLaughlin, i cili sugjeron se Edi Rama dhe Partia Socialiste, mbetet forca politike më e mbështetur në vend, me një avantazh të ndjeshëm ndaj opozitës së fragmentuar. Si të dhënat vendase ashtu edhe tregjet ndërkombëtare duket se konsolidojnë idenë se vazhdimësia në qeverisje është një pritshmëri reale për zgjedhjet e 2025-ës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?