Poshtërsia e keqpërdorjes së Vjosa Osmanit

Vjosa Osmani ishte emblema e LDK gjatë fushatës së zgjedhjeve në Kosovë, ishte kandidate për kryeministre. Fushatën e zhvilloi për një LDK më pranë njerëzve si dhe për një drejtim të ri të Kosovës. Rrufjani politik Isa Mustafa, një politikan i kohës së Titos, e vuri Vjosa Osmanin në krye të fushatës elektorale, pasi e dinte se vetë dilte dobët, aq më tepër me një LDK të deformuar e të sakatuar.

Kosova nëse votoi LDK e votoi prej Vjosa Osmanit, natyrisht pa prekur kontigjentin fanatik të kësaj force historike politike. Deri ditën e daljes së rezultatëve plaku Isa nuk dilte në skenë, rrinte në kafe duke rrëshqitur me kujdes këmbën dhe sapo votat u numëruan, ai u drejtua dhe shkoi të ndante tortën.

Me sy si të dalë nga “strofulla e gjarpërit” Isa Mustafa i dha fjalën Albin Kurtit për bashkëqeverisje, por në qoshet e errëta të shikimit titist, ai e kishte bërë pazarin me Hashimin. Dhe e rrëzoi Albinin.

Më pas u mor me Vjosa Osmanin. E shkarkoi nga të gjitha funksionet në LDK, duke harruar se e kishte Vjosën logon e partisë së tij në zgjedhje.

Më poshtërisht se kaq nuk mund të bëhet, por thotë një fjalë e urtë se “gjynahet dhe pabesitë në këtë Botë, paguhen!’.

Ashtu qoftë!

SHKARKO APP