“Pranverë”, në mes të verës, mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe Presidentit Meta!
Raportet mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe Presidentit te Republikës, Ilir Meta kanë qenë në zgrip ose në këputje të litarit.
Shumëkush mund të hamendësojë se çfarë ka ndodhur që pas një vizite të shpejtë të Ilir Metës në SHBA, gjithçka ndryshoi.
“Zoti President, faleminderit për fjalët tuaja dashamirëse në emër të popullit shqiptar,” tha ambasadorja Yuri Kim në ceremoninë që organizoi për 4 korrikun.
“Teksa mendojmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri këtë vit dhe 30-vjetorin e përfundimit të komunizmit, le t’i kujtojmë njëri-tjetrit rolin dhe përgjegjësinë solemne që të gjithë ne këtu kemi për të çmuar, ruajtur, mbrojtur, forcuar, dhe bashkëndarë demokracinë – demokracinë për të cilën secili nga popujt tanë – amerikanë dhe shqiptarë – kanë luftuar aq shumë,” – theksoi ambasadorja.
“Dhe tani, zoti President dhe të ftuar, ju lutem bashkohuni me mua për të ngritur një gotë për ditëlindjen e 246-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për 100 vjet miqësi jetëgjatë amerikano-shqiptare dhe – më e rëndësishmja – për të ardhmen! Gëzuar! Edhe një qind!”- tha ajo në fund të fjalë së saj.
Përveç këtij takimi entuziast për të dy, vihet re janë edhe disa takime të tjera, ku ambasadorja Kim duket e qeshur me Presidentin, ndërkohë që para tre muajve ambasadorja ishte e ngrysur kur i jepte dorën me zor e mllef.
Pikëpyetje e kthesës amerikane:
Së pari Presidenti Meta ka qenë korrekt me SHBA dhe nëse ka patur sherrnajë në Tiranë, kjo ka ardhur se Presidenti mbronte Kushtetutën, ndërsa lobi kryeministror donte fuste nën kontroll Gjykatën Kushtetuese. Pra Ilir Meta nuk ka ndryshuar!
Së dyti, ambasadorja ka thënë se ajo vepron në emër të DASH, pra duhet të ketë ndryshuar qëndrim Uashingtoni zyrtar në raport me Ilir Metën.
Së treti, ky ndryshim 180 gradë ka ardhur pas një vizite të Presidentit Meta në SHBA gjatë këtiji viti. Kë takoi Meta akoma nuk dihet, por duket në Tiranë “pranvera” mes Kim dhe Metës mu në mes të zjarrit të verës, fill pasi Meta u kthye nga USA.
Së katërti, analistët mendojnë se mundet SHBA po kërkon lider opozite duke qenë se Sali Berisha është nongrata dhe SPAK po i sillet rrotull, pra po përgatisin opozitë me Metën si lider.
Në foto: Dje ambasadorja amerikane dhe Presidenti Meta
Në foto: Ilir Meta dhe Yuri Kim, kur ambasadorja as që i buzëqesh te ceremonia e Dita e hapur e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të stërvitjes së përbashkët me trupat amerikane, “Defender Europe 21” (23 maj 2021)
https://kohajone.com/pritja-nga-yuri-kim-per-festen-e-shba-se-meta-krenare-per-aleancen-tone-strategjike-dhe-per-marredheniet-e-shkelqyera/