Presidenca padi në Komisionin e Venecias, parlamentit, për dy emërimet e paligjshme në kushtetuese

Burime të besueshme tregojnë se nëse Parlamenti nis drejt Venecias dekretin e Presidentit për një anëtare të kushtetueses, atëhere presidenca po bën gati një padi për në Komisionin e Venecias ndaj parlamentit për dy emërimet e paligjshme në gjykatën kushtetuese.

Këshilltarët ligjorë në presidencë po bëjnë gati padinë në fjalë, pasi e gjithë loja e kryeministrit mbetet që të shpëtojë kryetarin e KED, Dvoranin nga ndjekja penale.

Por duke mbrojtur Dvoranin nga arrestimi prej SPAK, mazhoranca bllokon funksionimin e gjykatës kushtetuese, e cila po ngrihet me mund, nga pak e përditë.

SHKARKO APP