FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, përfitojnë 1335 të dënuar! Fitojnë lirinë 466 persona

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur me Dekret nr. 375, datë 30.6.2026, shpalljen e ligjit nr. 57/2026, i cili lidhet me dhënien e amnistisë penale. Së bashku me këtë akt, Kreu i Shtetit ka dekretuar edhe dy ligje të tjera: ligjin nr. 59/2026 “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe ligjin nr. 60/2026 “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”, duke finalizuar kështu miratimin e tyre institucional.

Sipas projektligjit të amnistisë penale, i cili është miratuar në Kuvend me votat e Partisë Socialiste dhe të PSD-së, parashikohet lirimi i menjëhershëm i 466 të dënuarve nga institucionet e vuajtjes së dënimit. Mes përfituesve të këtij vendimi përfshihen 11 gra dhe 1 i mitur, të cilët do të dalin menjëherë nga burgu pas hyrjes në fuqi të aktit.

Përveç lirimit të menjëhershëm, amnistia parashikon edhe lehtësim të dënimit për 869 persona të tjerë. Në këtë kategori përfshihen gjithashtu 8 gra dhe 1 i mitur, të cilët do të përfitojnë ulje të kohëzgjatjes së dënimit të tyre, sipas përcaktimeve ligjore të parashikuara në akt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji për amnistinë penale nuk hyn në fuqi menjëherë pas dekretimit, por do të aktivizohet 15 ditë pas publikimit të tij në Fletoren Zyrtare, duke hapur rrugën për zbatimin e masave të parashikuara në të.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?