Presidenti Bujar Nishani dekreton datën. Zgjedhjet më 18 qershor 2017

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot datën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme Parlamentare. Kreu i shtetit ka caktuar 18 qershorin 2017, si ditën e zgjedhjeve.

Datat e zgjedhjeve është shpallur 195 ditë para mbajtjes së tyre. Sipas Kodit Zgjedhor, “Presidenti i Republikës nxjerr dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit”.

Caktimi i datës së zgjedhjeve vjen kur ende klasa politike nuk ka miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në precedentët e mëparshëm në vend, kur është caktuar data e zgjedhjeve, ky proces ka shënuar jo zyrtarisht edhe nisjen e fushatës elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama

DEKRETI/PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 dhe 2, të ligjit         nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 18 qershor 2017.

Neni 2

 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 Nr. Dekreti  9883/Tiranë më 05.12.2016

Sipas Kodit Zgjedhor: Data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas rregullave të parashikuara në nenin 65 të Kushtetutës. Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen në një nga dy të dielat e fundit, brenda periudhës zgjedhore të përcaktuar në nenin 8 të këtij Kodi dhe në çdo rast jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit të Kuvendit. Në rast se mandati i Kuvendit përfundon më herët se 30 ditë nga fillimi i periudhës zgjedhore, zgjedhjet zhvillohen në periudhën zgjedhore pararendëse. Për efekt të këtij Kodi, mandati i Kuvendit mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së mbledhjes së parë të tij.

Presidenti i Republikës nxjerr dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit. Me vendim të Kuvendit, mbyllja e legjislaturës ose shpërndarja e tij bëhen jo më shpejt se 45 ditë para datës së caktuar për zgjedhjet dhe jo më vonë se 30 ditë para kësaj date.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?