Presidenti francez tërhiqet pas djegies së Parisit, ndërsa kryeministri shqiptar nuk pranon

Kjo është Franca! Kulturë, frymëzim dhe Revolucion. Prej disa ditësh Parisi ishte bllokuar nga protestat e qytetarëve vetëm se qeveria rriti me qindarka çmimin e karburantëve, nga 1.42 euro në 1.49 euro. Protestuesit ishin të vendosur dhe dogjën Parisin, bile atë që nuk ia bënë gjermanët në pushtim, e kryen vetë të revoltuarit ndaj qeverisë. Dogjën në tym e flakë qendrën ose te Harku i Triumfit, kryeqendra franceze dhe vendi i Legjionëve të Nderit.

Presidenti francez në fillim e mori me të qeshur revoltën, por u kthye shpejt nga Argjentina ku zhvillohej G20 dhe mblodhi qeverinë. Dhe u detyrua të hiqte dorë nga rritja e çmimit prej pak qindarkash të karburantëve.

Në Tiranë banorëve iu prishën shtëpitë që kanë ndërtuar me mund e djersë në këto 28 vite dhe vetëm përplasje të lehta. Qeveria nuk don t’ia dijë, ndonëse një ditë banorët e tymosen parlamentin te hyrja. Ndërkohë opozita akoma po i mban banorët larg sheshit të kryeministrisë. I ka mbledhur të protestojnë te Unaza, por jo te zyra e kryeministrit.

Pse?

Këtë e dijnë vetëm liderët e opozitës!

 

 

 

 

SHKARKO APP