Presidenti i Biden: Nëse e sulmon Tajvanin, SHBA do të hyjë në luftë të drejtëpërdrejtë me Kinën
Eshtë nga analistët më në zë të Botës se Lufta e III-të Botërore do të fillojë nëse Kina pushton ishullin proamerikan të Tajvanit.
SHBA ka deklaruar se do të ndërhynin në mbrojtje të Tajvanit, në rast të një përshkallëzimi të situatës nga Kina.
Presidenti amerikan në një komunikim për mediat bëri të qartë se në rast të një luftë në Tajvan ndërhyrja e Fuqisë së Parë Botërore, pra SHBA, do të ishte e drejtpërdrejtë, në kundërshtim me atë që po ndodh në Ukrainë.
Biden tha më tej se “ka pasur një sulm të paprecedentë”, duke iu referuar manovrave të gjera ushtarake që Kina ka ndërmarrë rreth ishullit muajin e kaluar.
Kina pretendon se ishulli i Tajvanit, që është njohur si shtet nga disa vende të Globit, është pjesë e Kinës. Ndërkohë Tajvani ka qeverinë e tij dhe pavarësinë e saj territoriale.
Në Tajvan ndahet vija e kuqe mes Kinës dhe SHBA. Po u prek nga Kina Lufta e III-të botërore fillon.