Presidenti i FSHF, Armando Duka shigjeton Ramën: Faleminderit që nuk bashkëpunoi me FSHF!

Me mijëra biznese dhe qytetarë në nevojë janë të irrituar me qeverinë, sepse nuk po ndihmon në këto muaj të vështira të pandemisë. Qeveria deklaron se ka ndihmuar mbi 500 mijë familje, por e verteta thuhet se janë diku te 50 mijë familje, ndërsa pjesa tjetër nuk ka përfituar.

Ironia dhe pakënaqësia ndaj kryeministrit Rama vjen edhe nga FSHF. Federata Shqiptare e Futbollit po zhvillon Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme.

Në fjalën e tij përshëndetëse në Asamble, Duka falenderoi me nota ironike qeverinë, e cila nuk ka dhënë ende miratimin për rinisjen e aktiviteteve futbollistike në vend.

“Do të doja të falenderoja dhe qeverinë për bashkëpunimin për ndërtimin e stadiumit të Kukësit dhe për dhënien e truallit për ndërtimin e shtëpisë tonë të futbollit, por dhe për faktin që në këtë kohë pandemie na injoroi dhe e falenderoj për mosbashkëpunimin dhe injorimin që bëri qoftë për ndihmën financiare të personave që punojnë në futbollin shqiptar, por dhe për rinisjen e kampionatit”, deklaroi presidenti i FSHF-së.

SHKARKO APP