Presidenti i KE në Tiranë: Ju jeni më europianë se disa në BE

Presidenti i Këshillit të Europës ka mbërritur sot në Tiranë. Donald Tusk u prit me një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, kryeministri shqiptar dhe presidenti i KE folën për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Në përvojën time politike kam qenë një mik i përkushtuar ndaj Shqipërinë. Unë jam miku juaj! Përgëzoj shqiptarët. Rekomandimi tregon se keni bërë përpjekjet e mëdha e po bëheni gati të nisni një nga projeketet më pozitive politike. Negociatat me BE nuk janë të lehta por më lejoni të them që ia vlen. Ky proces do i ngjasë një gare me pengesa sesa një autostrade. Është në interesin e Europës që Shqipëria të jetë në BE”,- tha Tusk.

Presidenti Tusk është ndër zyrtarët e paktët të BE që në Tiranë solli në vëmendje dhe historinë e Shqipërisë, si një vend që është pjesë e Europës. Ai përmendi luftën e Skënderbeut për ruajtjen e vlerave të Europës kundër pushtimit osman.

Me historinë tuaj krenare, Skënderbeun që e mbrojti Europën nga Perandoria Otomane, unë nuk kam dyshim se ju do të ecni përpara në rrugën tuaj. Jam optimist për perspektivën evropiane të Ballkanit. Ballkani perëndimor e ka vendin në BE. Integrimi i Shqipërisë dhe vendeve të rajonit është në interes të BE-së. Ëndrra ime është që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Keni mbështetjen time për çeljen e negociatave për anëtarësim. Më lejoni ta mbyll duke i bërë homazh markës historike të Shqipërisë, tolerancës fetare. Kem bindjen se jeni më europianë ju këtu, se disa europianë të BE-së”, u shpreh Presidenti i Këshillit Europian.

Nga ana e tij, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama u shpreh i vetëdijshëm për sfidat që e presin vendin tonë, por që theksoi se këto sfida janë të kapërcyeshme vetëm nëpërmjet hapjes së negociatave.

Në emër të të gjithëve pa dallim, sepse pa dallim është bindja europiane e shqiptarëve ta falenderoj Presidentin e Këshillit Europian dhe me plot gojën një mik i shtrenjtë i shqiptarëve, i Shqipërisë dhe i imi personalisht për këtë vizitë në kohën e duhur kur Shqipëria ka marrë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave dhe siç i thashë edhe presidentit që të gjithë shqiptaret presin të vazhdojmë me këtë rrugë dhe të kemi mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare për këtë rekomandim. Ne rekomandimin e shikojmë jo si pikëmbërritje por si përfundimin e një faze dhe celjen e një faze të re në rrugën drejt BE. Ne jemi të vetëdijshëm për të gjitha sfidat dhe vështirësitë që na presin në këtë proces ashtu sikundër kemi bindjen se këto sfida janë të kapërcyeshme vetëm nëpërmjet këtij procesi. Dua ta falenderoj presidentin sepse i përket asaj shkolle të besimit tek Europa dhe atyre përfaqësuesve të denje të etërve themelues të BE dhe si i tillë i përket atij rrethi miqsh që vazhdimisht e kanë inkurajuar dhe kanë mbështetur procesin e transformimit të Shqipërisë. Është një proces që kërkon sakrifica durim të madhe dhe kohë, por që është një proces ku ne jemi përfshirë jo se na i kërkojnë të tjerët por sepse na i kërkon interesi ynë”,- tha kryeministri Edi Rama.

Vizita e Tusk në Shqipëri është në kuadrin e një turi treditor që Presidenti i Këshillit Europian do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj.

Tusk do të marrë pjesë edhe në samitin e Brdo Brijun që do të zhvillohet në Shkup. Tusk do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe në Shkup. Vizita e Tusk në Tiranë vjen pas vizitës së shefes për politikë të jashtme të BE, Federica Mogherini javën e shkuar, pasi Komisioni Europian i ka dhënë Këshillit të Europës rekomandimin zyrtar për nisjen e procesit të negociatave për anëtarësim për Shqipërinë.

Ndërkohë, mësohet se Kryeministri Edi Rama do të niset të mërkurën në Gjermani, ku ditën e enjte do të takohet me Kancelaren Angela Merkel.

VIDEO/Konferenca për shtyp e Presidentit të KE dhe Kryeministrit Rama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155757845391523/

VIDEO/Pritja zyrtare e Presidentit të KE

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155757795511523/

FJALIMI I PLOTË I PRESIDENTIT TË KE

Presidenti i KE: Skënderbeun mbrojti Europën. Vendi juaj është në BE

SHKARKO APP