Presidenti i përgjigjet Ramës: Mjaft me koncesione dhe PPP korruptive! Shto testimet! Rimburso pacientët që mjekohen në shtëpi

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave politike që kryeministri Edi Rama bëri në lidhje me menaxhimin e pandemisë së koroanavirusit.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidenti shprehet se jetët e humbura po shtohen çdo ditë dhe qeveria duhet të mos japë më koncesione, por të ndihmojë sektorin e shëndetësisë dhe të rimbursojë qytetarët që kurohen në shtëpi.

Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë! Jetët e humbura po shtohen çdo ditë! Shto testimet!  Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!  Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID!

A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19? A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas? Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!”,- shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa urgjente për pandeminë, me qëllim shmangien e kolapsit në spitale. Por kreu i qeverisë, Edi Rama në një reagim në Facebook e sheh edhe këtë deklaratë të Presidentit si një qëndrim për çështje politike. “Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!”,- shkruan Edi Rama në Facebook. Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës për mos menaxhimin e pandemisë së koroanavirusit. Kreu i qeverisë thotë se edhe në Itali kanë ndodhur vetëvrasje pacientësh, por sipas tij, atje opozita nuk thotë gjë. “Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi, po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze! Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin, me dhimbje po do kaloni me dimrin!”,- deklaron Edi Rama në një postim në Twitter.

SHKARKO APP