Presidenti Ilir Meta me shqiptarët në Maqedoni
Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot në Strugë të Maqedonisë, me kryetarin e komunës së këtij qyteti, Ramiz Merko.
Në një postim në Facebook, Presidenti vlerëson potencialin turistik të këtij qyteti. Me kryetarin e komunës, Ramiz Merko, Presidenti ka diskutuar për zhvillimin e turizmit dhe kulturës në këtë qytet.
“Kanë të drejtë kur thonë, “Kako Struga, nema druga” (si Struga s’ka një tjetër). Sot me Kryetarin e Komunës, mikun tim Ramiz Merko duke bashkëbiseduar për perspektivën e shkëlqyer të Strugës, për të qenë një qendër rajonale e zhvilluar turistike, kulturore dhe ekonomike. Faleminderit shumë banorëve të Strugës për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore!”,- shkruan kreu i shtetit në postimin e tij në Facebook.
Një ditë më parë kreu i shtetit ishte në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, i ftuar në takimin krerëve të shteteve të rajonit, Samiti Brdo-Brijunit ku u fol për integrimin e Ballkanit në BE. Në vitin 20019 Shqipëria do të jetë mikpritësja e radhës e Samitit të Brdo-Brijuni.