Presidenti Ilir Meta merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me ftesë të Kryetarit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Ambasadorit Wolfgang Ischinger, do të marrë pjesë në Konferencën që organizohet, më 15-17 shkurt 2019.
Në këtë edicion të 55-të të Konferencës, pritet që të diskutohen dhe debatohen qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale botërore, sfidat e rendit liberal botëror, multilateralizmi, marrëdhëniet transatlantike e kërcënime e reja për paqen dhe sigurinë në botë.
Konferenca ka si objektiv kryesor ndërtimin e besimit dhe gjetjen e zgjidhjeve paqësore për konfliktet.
Gjatë pjesëmarrjes në Konferencë, Presidenti Meta do të takohet me homologë e personalitete pjesëmarrëse.
Ndërkohë ka qenë vetë presidenti Meta, ai që ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij. Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Kreu i Shtetit ndan edhe një foto nga qyteti i Gjermanisë, Mynihu.
“Të dashur miq!
Përshëndetje nga Mynihu, në prag të Konferencës për Sigurinë”, shkruan Meta.