Presidenti Ilir Meta merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me ftesë të Kryetarit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Ambasadorit Wolfgang Ischinger, do të marrë pjesë në Konferencën që organizohet, më 15-17 shkurt 2019.

Në këtë edicion të 55-të të Konferencës, pritet që të diskutohen dhe debatohen qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale botërore, sfidat e rendit liberal botëror, multilateralizmi, marrëdhëniet transatlantike e kërcënime e reja për paqen dhe sigurinë në botë.

Konferenca ka si objektiv kryesor ndërtimin e besimit dhe gjetjen e zgjidhjeve paqësore për konfliktet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencë, Presidenti Meta do të takohet me homologë e personalitete pjesëmarrëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë ka qenë vetë presidenti Meta, ai që ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.  Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Kreu i Shtetit ndan edhe një foto nga qyteti i Gjermanisë,  Mynihu.

“Të dashur miq!
Përshëndetje nga Mynihu, në prag të Konferencës për Sigurinë”, shkruan Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?