PS e PD nuk bien dakord për Reformën Territoriale. Bardhi: Nuk mund të kalojë në Kuvend pa konsensus
PS e PD nuk bien dakord për Reformën Territoriale në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Drafti i socialistëve është diskutuar në këtë mbledhje dhe mazhoranca kërkon që miratimi i tij të futet në kalendarin e punimeve të Kuvendit.
Opozita thotë se një reformë kaq e rëndësishme nuk mund të kalojë pa konsensusin e saj dhe kërkon që të hiqet nga projektkalendari.
“Partia Demokratike është kundër këtij kalendari që keni paraqitur. Ju keni përfshirë për diskutim projektligjin për Reformën Territoriale. Kjo është një çështje e papranueshme për shumë faktorë. Së pari, nuk mund të kaloni një reformë kaq të rëndësishme pa konsensusin e opozitës. Gjithashtu, ju zhvilluat një proces tallës me shqiptarët. Ngritët një komision, ndërkohë që ndarjen e kishit në tavolinë dhe e kishit të gatshme. Sot e sillni këtë çështje këtu, të përfshirë në kalendar. Edhe ajo që po bëni sot është një tallje dhe shkelje e Kushtetutës, pasi aktualisht ka një proces konsultimi publik, ndërsa ju parashikoni diskutimin e projektligjit në komisione. Prandaj, ne jemi kundër”, tha kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi.
Pasi të miratohet kalendari i punimeve të Kuvendit, drafti shqyrtohet në komisione dhe më pas i hapet rrugë votimit në seancë plenare.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4069

