Presidenti Ilir Meta pret Komisionerin Hahn
Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn ka mbrritur sot në Tiranë, në kuadër të turit që po zhvillon në Ballkan.
Pas Shkupit, ndalesa e radhës është në Tiranë. Komisioneri Hahn është pritur nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Duke e cilësuar një takim të mirë me Kreun e Shtetit, Hahn në një postim në Twitter ka dhënë mesazhin se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të qenë sa më pranë Integrimit në BE. Sipas Komisionerit për Zgjerim në BE, vendimtar është fakti që të gjithë aktorët politikë duhet të kontribuojnë në procesin e reformave, sidomos të Vetting-ut.
Në vijim të vendimit të Këshillit Evropian të qershorit, kreu i shtetit Ilir Meta çmoi angazhimin e menjëhershëm të Komisionerit Hahn për nxitjen e hapave të mëtejshëm drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit vitin ardhshëm.
Presidenti Meta vlerësoi mundësinë bashkëpunimit dhe të një leximi të përbashkët të përmbushjes së sfidave madhore për të garantuar çeljen e negociatave. Gjithëpërfshirja dhe besueshmëria janë element kyç për eurinë e suksesshme të reformave, nënvizoi Presidenti i Republikës.
Presidenti Meta e cilësoi tejet të rëndësishëm përqendrimin e agjendës evropiane të tri muajve të fundit tek Ballkani Perëndimor, një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të rajonit.
Good meeting with the President of Albania 🇦🇱, Ilir #Meta. Crucial that all institutional actors contribute to #screening process and continued reforms, esp #judicial reform incl. #vetting. pic.twitter.com/ZKNh2pNmCJ
— Johannes Hahn (@JHahnEU) July 17, 2018
Edhe këshilltari i Hahn ka postuar foto nga takimi, ku ka edhe një mesazh për politikën. ”Çelësi është që të gjithë aktorët institucionalë të kontribuojnë në shqyrtimin dhe reformat e vazhdueshme, veçanërisht në reformën gjyqësore”, shkruan Micahel Karnitschnig në Twitter.
.@JHahnEU starts #Albania visit w meeting w President #Meta. Key that all institutional actors contribute to #screening and continued reforms, esp judicial reform incl. #vetting. pic.twitter.com/geyFT9MZ0C
— Michael Karnitschnig (@MiKarnitschnig) July 17, 2018
Pas takimit me Presidentin, Komisioneri i zgjerimit në BE, Johanes Hahn, zhvillon një mbledhje me qeverinë shqiptare të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë shqiptare, në prani të zyrtarit të lartë të BE-së, ka theksuar se procesi deri në marrjen e rekomandimit të çeljes së negociatave nuk do të jetë i lehtë. “Faza përgatitore do të jetë një angazhim i përditshëm. U përcaktua një afat i qartë për negociatat. E rëndësishme është që procesi të vijojë. Puna përgatitore nuk do të jetë e lehtë, megjithatë qeveria shqiptare do ta përdorë kohën me efikasitet. Zotohemi se punën përgatitore do ta bëjmë me efikasitet të lartë, në mënyrë që të përmbushim konkluzionet dhe këshillat e BE-së”, tha Rama.