Presidenti Ilir Meta uron besimtarët myslimanë

Presidenti Ilir Meta uron besimtarët myslimanë. Ai ka postuar tekstin e mëposhtëm:

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë, 
Në këtë prag feste të madhe e gëzimi për ju dhe familjet tuaja, pas një muaji të shenjtë agjerimi, plot sakrifica e mundim, përkushtim e respekt ndaj besimit në Zot, ju shpreh urimet më të ngrohta dhe më të përzemërta: Gëzuar Festën e Bajramit të Madh! 
Dita e shenjtë në kalendarin Islam, uroj të na gjejë më të paqtuar, më tolerantë e më solidarë mes nesh! 
Mirëkuptimi, pranimi i tjetrit, harmonia e mrekullueshme ndërfetare dhe dashuria njerëzore, uroj të udhëheqin shoqërinë tonë për më shumë zhvillim e begati.
Bajrami i Madh është dita kur besimtarët myslimanë shfaqin vlerat dhe virtytet më të mira të besimit Islam por edhe të traditës së shqiptarëve, respektin e përkushtimin ndaj familjes, pranimin e të tjerëve, dhembshurinë e përkujdesjen ndaj njerëzve në nevojë, të pamundurve, të sëmurëve, jetimëve, të braktisurve dhe të moshuarve, duke iu gjendur pranë plot mirësi e bujari!
Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë kudo ndodheni:
Zoti ju dhëntë shëndet, fat e begati në familje!
Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe kombin shqiptar

SHKARKO APP