Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 07:21 Padia e Trump kundër Murdoch dhe WSJ për letrën e Epstein hidhet poshtë përfundimisht Një gjykatës federal në Miami hodhi poshtë përfundimisht të shtunën padinë e ndryshuar për shpifje të Presidentit Donald Trump kundër baronit të medias Rupert…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Opozita kundër Ramës
  • Derbi i Madonninës
  • Çështja Veliaj
  • Kurti për protestat
  • Rikandidimi në bashki
  • Viktimë në Itali
  • Blendi Fevziu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Opozita kundër Ramës
  • Derbi i Madonninës
  • Çështja Veliaj
  • Kurti për protestat
  • Rikandidimi në bashki
  • Viktimë në Itali
  • Blendi Fevziu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Ilir Meta vlerëson me titull figura të shquara të klubit “Skënderbeu”

Kryesore
E premte, 17 Shtator 2021 04:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në kuadrin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot figura të shquara të klubit “Skënderbeu” në futboll e disiplina të tjera, njëherazi personalitete të sportit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës, Meta vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”: atleten e shquar dhe kampionen e Europës, Pavlina Evro, futbollistin Teodor Vaso, atletin dhe trajnerin e paharruar Piro Kasati (pas vdekjes) dhe mbrojtësin Koço Dinella. Ndërsa me Titullin “Mjeshtër i Madh” Presidenti i Republikës çmoi (pas vdekjes) basketbollistet Zamira Koleci, e Tamara Nikolla dhe futbollistin Dhimitër Xhambazi.

“Është kënaqësi e rrallë të jem në këtë qytet, në Korçën e dashurisë e të arsimit, por është edhe vështirë për të qenë sonte në Korçën e sportit sepse do të na duheshin ditë e netë të tëra për të bërë nderimin e duhur të të gjithë atyre sportistëve të ‘Skënderbeut’ që kanë nderuar Korçën dhe mbarë Shqipërinë. Është vërtetë një detyrim, që në këtë Vit Mbarëkombëtar në nder të Heroit tonë Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, të nderojmë disa nga figurat e shquara të këtij qyteti, të klubit që mban emrin e Skënderbeut me shumë dinjitet për shkak të arritjeve dhe kontributeve të dhëna në rritjen e identitetit dhe imazhit tonë kombëtar. Dua të shpreh simpatinë dhe do të përulem me nderimin më të madh jo vetëm për këta sportistë që kemi zgjedhur të vlerësojmë, por edhe për gjithë të tjerët që janë vlerësuar si dhe ata që do të vlerësohen në të ardhmen.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Homazhin e parë e kam në këtë mbrëmje për Teli Samsurin, atë futbollist të madh të Korçës, të ‘Skënderbeut’ të asaj kohe e të gjithë Shqipërisë, i cili ka lënë gjurmë të pashlyera me kontributin e tij, jo vetëm në sport, por duke dhënë edhe jetën në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, duke dhënë shembullin e atdhedashurisë e duke bërë sakrificën më sublime. Po kështu dëshiroj të shpreh nderimin më të lartë edhe për ata sportistë, të cilët kemi pasur mundësinë t’i ndjekim që fëmijë si Jani Kaçin që mbronte e zbukuronte portën e ‘Skënderbeut’ e të Kombëtares sonë. Por edhe për Jorgjeta Ciricin, Eno Dunin, për Berti Damon, Adriatik Metën, Lindita Shehun, Tomi Stefanllarin, për trainerin Aleko Pilika, Alma Qeramixhi, Dhimitraq Dembon, Miladin Kërçiçin e shumë e shumë të tjerë e deri te brezi më i fundit me Bledi Shkëmbin me shokë. ‘Lumja ti moj Korçë lule, që le pas shoqet e tua, si trimi në ballë u sule, ta paçim përjetë hua!’ – këto vargje të jashtëzakonshme do t’i aktualizoja në fushën e sportit dhe sidomos të futbollit. E do t’ia dedikoja sot atij që edhe pse ishte i dëmtuar për 70 minuta, qëndroi si hero i vërtetë në atë ndeshje që nuk mund të harrohet kurrë, edhe pse ka ndodhur 51 vite më parë: Teodor Vason. Në të vetmen ndeshje ku kemi dalë barazim me Gjermaninë në 14 ndeshje që kemi bërë gjithsej.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por jo vetëm për të, edhe për një shokun e tij të skuadrës, një korçar tjetër, i cili vendosi një rekord në moshën 20-vjeçare duke ruajtur të paprekur rrjetën e Shqipërisë me nënkampionët e botës. Mendoj se kjo gjeneratë meriton edhe një respekt më të thellë, sepse në ato vite të errëta e në një vend të harruar e riktheu në vëmendjen e Europës përmes futbollit, e në radhë të parë përmes talentit e pasionit të këtyre sportistëve të jashtëzakonshëm.

Mund t'ju interesojë

Euro e dobët dhe paratë e pista

Euro e dobët dhe paratë e pista

Para 1 ore
Opozita kërkon të rrëzojë Ramën, por me shumë lufton me veten!

Opozita kërkon të rrëzojë Ramën, por me shumë lufton me veten!

Para 10 orësh
Edhe sot erdhën, protestuan dhe ikën!

Edhe sot erdhën, protestuan dhe ikën!

Para 12 orësh

Sonte kam kënaqësinë si President i Republikës që të vlerësoj Dhimitër Xhambazin, këtë figurë të shquar të futbollit të Korçës e të mbarë Shqipërisë, njërin prej golashënuesve më të mirë të kampionateve tona kombëtare. Jo vetëm një futbollist shumë i talentuar dhe një golashënues i frikshëm, kuptohet për kundërshtarët, por njëkohësisht edhe një trainer, edukator, intelektual dhe qytetar shumë i nderuar. Sonte jemi këtu të kujtojmë të paharruarin Piro Kasatin, trainerin e madh të atleteve korçare, të njohura e të afirmuara në shumë veprimtari kombëtare e sidomos ndërkombëtare, që kulmojnë me arritjet e mbretëreshës sonë të atletikës, Pavlina Evro. E falënderoj shumë Pavlinën që është sonte këtu me ne dhe jemi shumë krenarë për arritjet e saj! Nuk e di se sa duhet të presim që të shohim arritje të tilla në atletikë në vendin tonë. Një tjetër emër i madh, një tjetër emblemë e paharruar e sportit korçar por edhe e volejbollit shqiptar mbetet Tamara Nikolla që është gdhendur fort në kujtesën sportdashëse të këtij qyteti dhe jo vetëm të Korçës. Po kështu ne me të drejtë krenoheni me Zamira Kolecin, një basketbolliste e aftë, një lojtare e rrallë dhe e papërsëritshme, një figurë e dashur dhe e nderuar”, tha Meta.

Po ashtu ai shtoi se: “Titujt që akordojmë sonte këtyre personaliteteve të sportit të Korçës e të “Skënderbeut”, janë një vlerësim i punës, sakrificave, rezultateve, respektit, miqësisë, thjeshtësisë dhe korrektësisë, që ka karakterizuar të gjithë këta sportistë, që janë një pasqyrë reflektimi e frymëzimi për të gjithë sportistët tanë, sidomos për të ardhmen. Sidomos për brezin e ri, jo vetëm vajzat dhe djemtë korçarë, por të mbarë vendit, në mënyrë që t’i përkushtohen më shumë sportit, të kenë më tepër besim te vetja, që të guxojnë të arrijnë rezultate më të suksesshme. Edhe njëherë mirënjohje pa fund të gjitha këtyre legjendave të ‘Skënderbeut’ e të sportit tonë kombëtar! Le të shërbejnë këto legjenda për t’u dhënë besimin e duhur fëmijëve dhe të rinjve në rrugën e sportit e në rrugën e suksesit në jetë!” – theksoi Presidenti Meta.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Padia e Trump kundër Murdoch dhe WSJ për letrën e Epstein hidhet poshtë përfundimisht
Para 1 ore

Padia e Trump kundër Murdoch dhe WSJ për letrën e Epstein hidhet poshtë përfundimisht

Firma e kriptomonedhave Binance mbulon 90% të humbjeve pas hakerimit prej 6.3 miliardë dollarësh
Para 1 ore

Firma e kriptomonedhave Binance mbulon 90% të humbjeve pas hakerimit prej 6.3 miliardë dollarësh

Hamilton siguron pole position-in e parë me Ferrari në Meksikë, Vasseur kërkon fitore
Para 1 ore

Hamilton siguron pole position-in e parë me Ferrari në Meksikë, Vasseur kërkon fitore

Euro e dobët dhe paratë e pista
Para 1 ore

Euro e dobët dhe paratë e pista

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 10 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 10 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

3 Një tjetër befasi letrare e Ben Blushit
Para 23 orësh

Një tjetër befasi letrare e Ben Blushit

4 Opozita kërkon të rrëzojë Ramën, por me shumë lufton me veten!
Para 10 orësh

Opozita kërkon të rrëzojë Ramën, por me shumë lufton me veten!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.