Presidenti me Eugent Bushpepën: Përfaqësim dinjitoz i Shqipërisë në Eurovision

Presidenti i vendit, Ilir Meta është takuar sot me këngëtarin, Eugent Bushpepa i cili përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision. Kreu i shtetit vlerëson këngëtarin e talentuar, si një artist që përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në festivalin e Europës.

Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision. Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve”,- shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Kreu i shtetit ka postuar dhe një foto të veçantë me këngëtarin e njohur të muzikës rrok.

Presidenti është impresionuar shumë nga performanca e Eugenit, duke bërë dhe shenjën e rrokistave, duke demostruar dhe në këtë foto mbështetjen për rrokerin shqiptar.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/1760126757366923

SHKARKO APP