Presidenti me kryetarin e Grupit të Miqësisë Shqipëri-SHBA: Të hiqet taksimi i dyfishtë
Kryetari i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Senatin Amerikan, Senatori Demokrat Gary Peters, priti në takim Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Presidenti Meta e falënderoi Senatorin Peters për lidershpin e tij në Senatin e SHBA në dobi të forcimit të miqësisë me Shqipërinë dhe për mbështetjen e tij për komunitetit shqiptar në shtetin e Michigan-it.
Presidenti Meta kërkoi mbështetjen e Senatorit Peters për marrëveshjen e heqjes të taksimit të dyfishtë midis dy vendeve, që do të sillte lehtësira në fushën e tregëtisë dhe investimeve.
Senatori Peters shprehu kënaqësinë për takimin me Presidentin Meta dhe njëkohësisht angazhimin për të kontribuuar në rritjen e vëmendjes në Senatin e SHBA për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/183748112526129/
Takimet kryesore nga vizita e kreut të shtetit në SHBA:
- Presidenti Meta me Presidentin e SHBA, Donald Trump
- Ilir Meta pritet në Capitol nga Presidenti i Senatit SHBA
- Presidenti fjalim në OKB: Krenar për kontributin e Shqipërisë
- Presidenti në OKB: Ne kemi pasur “Mandelat” tanë
- Meta në takimin e nivelit të lartë të Donald Trump
- Presidenti Ilir Meta: Ballkani është një punë e papërfunduar
- Presidenti: Në krah të Trump, të çrrënjoset droga dhe të mbrojmë fëmijët
- Presidenti Meta takon Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan
- Kreu i shtetit, në Kishën Katolike Shqiptare në SHBA
- Meta: Shqipëria e përkushtuar për paqen në rajon
- Presidenti Meta takon presidentin e Argjentinës
- Presidenti Meta në OKB, New York. Takime me kryetarë shtetesh
- Forumi Global i Biznesit Bloomberg
- Kreu i shtetit takon shoqatat shqiptare në SHBA
- Në zyrën e Presidentit të SHBA, Harry S. Truman
Foto galeri nga takimet e Presidentit Ilir Meta në SHBA