Presidenti Meta: Pustec, bukuri përrallore. Do vijë për pushime në Prespë
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar sot bashkinë e Pustecit. Meta u prit nga autoritetet më të larta vendore si dhe nga dhjetra banorë të minoritetit maqedonas. Së bashku me autoritetet vendore, Presidenti Meta përuroi çeljen e sezonit te ri turistik dhe tha se është kënaqësi e veçantë që viziton bashkinë e Prespës dhe uron një sezon të mbarë turistik.
“Ftoj turistet të shijojnë bukuritë përrallore e të pakonkurueshme të kësaj zone, mikpritjen e jashtëzakonshme dhe gatimet tradicionale të zonës, – tha Presidenti Met. – Disa ditë nga pushimet e mia verore do t’i bëj në liqenin e mrekullueshëm të Prespës. Duke ruajtur identitetin, traditat dhe vlerat e shkëlqyera të minoritetet maqedonas, bashkia e Pustecit mund të shndërrohet në njërën nga bashkitë më të begata të vendit. Me përparësi duhet parë zhvillimi dhe promovimi i turizmit.”
Presidenti Meta i shoqëruar nga autoritetet vendore vizitoi Kishën e Shen Mhillit dhe ishullin e Maligradit.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/837321703124035/
Presidenti Meta i pyetur për shanset për hapjen e negociatave, referuar tre vendeve skeptike, u përgjigj se ‘Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për sukses’.
“Unë besoj se janë të gjitha mundësitë që vendi ynë të ketë sukses duke marrë një mesazh pozitiv. Këshilli i vendeve anëtare të BE-se në mbështetje të rekomandimit pozitiv të KE-së dhe për këtë të gjithë duhet të punojmë të angazhohemi për mirë për pritshmëritë jo vetëm të partnerëve tanë, por edhe të këshilltarëve në mënyrën më të përgjegjshme dhe bashkëpunuese, jashtë çdo fryme konfliktuale dhe përjashtimi artificial“, tha Meta.
I shoqëruar nga drejtuesit vendorë, Presidenti bëri një shëtitje me varkë në liqenin e Prespës dhe vizituan Kishën e Shën Marisë që ndodhet në ishullin e Maligradit. Gjatë udhëtimit për në ishullin e Maligradit kreu i shtetit, siç duket edhe në video, mori vetë timonin e varkës.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/837454429777429/