Presidenti Meta dekoron dy skraparllinjë patriotë

Presidenti Meta fill pas kthimit nga Italia ku mori çmimin e vitit dhe takoi komunitetin arbëresh, është kthyer në Shqipëri dhe vrapin e ka mbajtur në Skrapar.

Ja se ç’shkruan Meta në profilin e tij në Facebook këtë të dielë pasdite:

Skraparllinjtë e kanë ditur vlerën lirisë dhe i kanë vlerësuar përherë energjitë e pafundme që çliron liria dhe dinjiteti. 
Kënaqësi të vlerësoja sot dy patriotë skraparllinj të shquar të Lëvizjes sonë Kombëtare dhe Pavarësisë së vendit, Baba Meleq Staravecka me Titullin “Naim Frashëri” dhe Mustafa Kajo Bakiasi (Kapinova) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

SHKARKO APP