Presidenti Meta, homazhe për ndarjen nga jeta të George H. W. Bush

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri homazhe sot në Ambasadën amerikane në Tiranë për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush.

“Për të gjithë popullin dhe kombin shqiptar kujdesi i veçantë dhe mbështetja e Tij vendimtare në rrugën e lirisë dhe demokracisë do të mbetet e paharruar, së bashku me gjithë veprën e Tij për një botë më të lirë, më të hapur dhe paqësore. Me mirënjohje!”, – shkroi Presidenti Meta në Librin e Zisë të hapur me këtë rast.

Më pas Kreu i Shtetit u shprehu zyrtarve të Ambasadës amerikane ngushëllimet e sinqerta si dhe nderimin e respektin për Presidentin Bush dhe mirënjohjen për kontributin e tij të vyer ndaj kombit tonë dhe çështjes shqiptare.

 

SHKARKO APP