Dokumenti sekret për Presidentin, kryeministri kërkon shkarkimin e drejtorit të SHISH

Dokumenti sekret për djegien e parlamentit po “djeg” SHISH dhe vetë marrëdhëniet mes kryeministrit dhe sherbimit sekret.

Presidenca i ka dorëzuar Komisionit Hetimor informacionin sekret që i kishte dërguar SHISH me siglën TOP SEKRET lidhur me trazirat që mund të kishte në muajin qershor, përfshirë edhe  djegien e Kuvendit më 8 qershor.

Në seancën e zhvilluar sot, kryetari i komisionit parlamentar hetimor, Ulsi Manja konfirmoi se materiali i është vënë në dispozicion,  por deputetët ende nuk janë njohur me këtë material, pasi shumë prej anëtarëve nuk kanë certifikatë sigurie.

Pas dorëzimit të këtij dokumenti sekret komisioni hetimor nuk ka se ç’debaton ndonëse me urdhër nga kryeministri Rama vendosën ta shtyjnë afatin e komisionit edhe me dy muaj, një kërkesë kjo aburde, pasi Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese. Përkundrazi me shtyrjen e zgjedhjeve, me dekret, ka larguar përplasjen civile të përgatitur për me datë 30 qershor e ku si pikënisje kishte me datë 8 qershor 2019 me djegien e Parlamentit.

Mësohet se kryeministri Rama, pasi Presidenti ka dorëzuar dokumentin sekret te komisioni hetimor është acaruar me drejtorin e SHISH, por nuk e shkarkon dot, sepse nuk ia miraton me dekret presidenti shkarkimin e tij. Drejtori i SHISH ka zbatuar ligjin duke informuar me TOP SEKRET, kryetarin e Shtetit.

Drejtori dhe zv/drejtori i Shërbimit Sekret Shqiptar me ligj emërohen e shkarkohen me kërkesë të kryeministrit, por gjithnjë duhet firma në dekretin e Presidentit.

Fillimisht drejtori aktual u vonua nga presidenti për tu dekretuar, pasi e donte kryeministri si njeriun e tij, kurse tani synon kryeministri ta shkarkojë drejtorin Helidon Bendo, por nuk pranon Presidenti. Kryeministri ka piketuar zv/drejtorin aktual për ta bërë drejtor, por sipas burimeve nuk do të ketë dekret presidencial për këtë kërkesë të kryeministrit. Nëse presidenti nuk pranon, sipas burimëve kryeministrore, kryeministri do të propozojë zj. Suela Bedeni, e cila sot është Inspektore e Përgjithshme pranë Kryeministrit për marrëdhëniet me SHISH.

 

SHKARKO APP