Presidenti Meta: I vetmi person me rekorde kriminale që mund të kem takuar është Edi Rama

Presidenti Ilir Meta deklaroi se përplasjet me kryeministrin Edi Rama nuk janë personale, por parimore. Në intervistën e dhënë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinon” shkeljet ligjore të qeverisë dhe bllokimi i integrimit janë çështjet kryesore me të cilat përballet vendi.

Presidenti u pyet për akuzat e Edi Ramës se kreu i shtetit është takuar me persona me rekorde kriminale.

“Me shpifjet e kryeministrit tonë të dashur nuk kam kohë të merrem. I vetmi person me rekorde kriminale që mund ta kem takuar, është Edi Rama. Shikoni renditjen e Shqipërisë sa i përket trafiqeve, pastrimit të parave. Unë jam këtu në Presidencë, jam tek shtëpia ime, jam te Pallati i Brigadave, në Rezidencën në Durrës dhe në Lalz ku jetoj. Këto janë të ruajtura nga Garda. Sa herë i ka hapur negociatat. Për Shqipërinë është e rëndë që ai ka ngritur murin e Rilindjes, jo Partisë Socialiste se ajo është në zemrën time, ka ngritur murin kundër integrimit evropian sepse ka frikë dhe tmerr nga votat në radhë të parë të Partisë Socialiste, prandaj nuk hap listat sepse me lista të hapura humb kontrollin e partisë dhe nuk del dot deputet. Kush i futi në Parlament trafikantët e drogës dhe prostitucionit. Sa kryetar bashkish janë bosh sot? Kush i bëri këto? Si mund të besohet ky njeri. Ky është “mister” një prilli, mister gënjeshtra”,- tha Meta.

Presidenti u shpreh se kthimi i Kodit Zgjedhor është procedurë që nuk ka vlerë me qëndrimet që po mban Rilindja, por qëndrimi i PPE-së ishte për kthimin e ligjit. “Nuk kisha ndërmend ta ktheja, sepse në PS nuk janë fëmijë. E bënë me bindje absolute miratimin e tij”, – tha kreu i shtetit.

Presidenti Meta tha se PS shkeli marrëveshjen e 5 qershorit, e cila në thelb ishte një akt i thjesht që kërkonte vetme zgjedhje normale.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1982392195225283/?vh=e&extid=0&d=n

Pjesë nga intervista e Presidentit Meta për emisionin “Opinion”

Gazetari (Blendi Fevziu): Zoti President, mirëmbrëma dhe faleminderit për këtë intervistën.

Presidenti Meta: Mirëmbrëma dhe mirëseerdhët zoti Fevziu.

Pyetje: Ju kam parë disi po e quaj të tensionuar kohët e fundit, me shumë pasion diskutimet tuaja, mos keni dalë pak nga roli i Presidentit?

Presidenti Meta: I tensionuar në ç’kuptim?

Pyetje: Në mënyrën e pasionit në mënyrën sesi flet, akuzave që bën, duke si ajo ‘qetesi dhe dashuria’, u bë zhbë pak. Humbi qetësia dhe u tret dashuria!

Presidenti Meta: Të tensionuar? Nuk e kuptoj çfarë do të thotë kjo! Por unë jam një njeri që jeton më shqetësimet, me prokupimet, me hallet e këtij vendi. Nëse unë jam i tensionuar, do të thotë që punët nuk janë mirë, jo se unë jam keq.

Pyetje: Pra, Ju thoni që nëse ju jeni i tensionuar tregon që, vendi po ecën gabim, dhe jo që  jeni tensionuar ju gabimisht?

Presidenti Meta: Në radhë të parë, besoj për shkak të eksperiencës dhe përvojës, por edhe të miqësisë që kemi prej 30 vjetësh, që nga koha e “Shkollës së Kuqe” dhe rrugës, “Qemal Stafa”, do të keni parasysh që unë nuk është se tensionohem në mënyrë diletante, apo të ngacmuar. Pra, do të thotë që diçka nuk po shkon.

 

Pyetje:  Çfarë nuk po ecën në këtë vend, zoti President? Kush është përgjegjësi, për mos ecjen sipas jush?

Presidenti Meta: Si mund të ecin gjërat mirë në këtë vend zoti Fevziu, ku sipas “European Asylym Support Office”, nga Shqipëria largohen të rinj vetëm për periudhën korrik 2018 – korrik 2020, pra për 2 vitet e fundit zyrtarisht, largohen: 18.4 më shumë se se nga Bosnja, 17.4 më shumë se nga Mali i Zi, 12 më shumë se nga Serbia, 5.1 më shumë se nga Maqedonia e Veriut dhe 3.9 herë më shumë se nga Kosova, pra katër më shumë se nga Kosova. Çfarë po ecën mirë këtu?

Pyetje: Këto janë refereca të ndryshme zoti President, ka referenca te tjera që tregojnë se ikja nga Ballkani, janë në të njëjtin nivel në të gjitha vendet.

Presidenti Meta: Nuk po flas për referencat e Batonoviçit, po flas për referencat e “European Asylym Support Office”, nuk është nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Pyetje: A ju shkon Ju të bëni një replikë të tillë me gazetarin Baton Haxhiun, kur ju e këni patur më mik sesa unë !

Presidenti Meta: Batonoviçi, jo Baton Haxhiu. Këto janë statistika,  ia tregova dje, edhe Komisionerit për Zgjerim që erdhi këtu, edhe i pranoi, sepse nuk mund t’i kundërshtonte sepse vijnë nga zyra e tij, nuk vijnë nga zyra ime.

Pyetje: Pse largohen shqiptarët sipas jush Zoti Meta?  Ju vetë si President i vendit, si politikan 30 vjet në këtë vend, keni përgjegjësi për këto largime?

 

Presidenti Meta: Unë s’kam asnjë përgjegjësi

Pyetje: Si nuk keni asnjë përgjegjësi?

Presidenti Meta: Sepse kam më shumë se 8 vjet, që i kam thënë kryeministrit aktual dhe ministrit, që ka qenë i Ekonomisë..

Pyetje: Zotit Ahmetaj?

Presidenti Meta: I kam thënë shkoni në Maqedoni, shikoni sesi Maqedonia i mirëpret dhe i lehtëson investimet e huaja. Shkupi 1, Shkupi 2. Tetova dhe shumë të tjetë në Maqedoninë lindore. Pra, hajde të bëjmë dhe ne një gjë të tillë në Shqipëri. Në Spitall përshembull, apo në një vend tjetër s’ka rëndësi, ti garanatojmë investitorit të huaj çdo gjë,  tokën, pronën, të gjitha shërbimet e duhuara aty. Në mënyrë që të rieksportojmë, të marrim të ndërtojmë një fabrikë, të bëjmë një investim, të punësojmë njerëz.

Pyetje: Kryeministri, afishoji shifra ku vendi sipas tij, shkon më mirë se para 8 vitesh, kur Ju, në fakt në atë kohë braktisët koalicionin e së djathtës, dhe u bashkuat me koalicionin e Rilindjes, ose rilindët dhe ju në një farë mënyre zoti Meta.

Presidenti Meta: I dashur miku im Fevzi! Unë kam bërë koalicion me kryeminstrin aktual vetëm më një kusht

Pyetje: Cilin kusht?

 

Presidenti Meta:  Që ai të votontë 3 ligjiet që mbantë peng integrimin europian para zgjedhjeve, dhe ato u votuan para zgjedhjeve të vitit 2013. Pra, me iden që ky koalicion,  do zhbllokonte integrimin europian të vendit. E dyta, e vetmja reformë pozitive në 8 vjet, përsa i takon integrimit europian, është vetëm votimi i të ashtuquajturës Reformë në Drejtësi me 140 vota në Parlament.  Ku kryetari i Parlamentit ishte Ilir Meta, dhe që u imponua vetëm nga Ilir Meta, në një marrëveshje ku i vetmi që mungonte ishte Edi Rama, kaq. Që atëherë ka një rekomandim pozitiv dhe nga 3 kushte, Shqipëria ka 15 kushte, dhe nuk e di dhe sa do të ketë

Pyetje: Zoti Meta, çfarë nuk funksionojë mes jush dhe kryeministrit? Është personale, është parimore..?

Presidenti Meta: Nëse do të kishim një kamera të fshehtë, ju do të shikonit që, marrëdhëniet e mia dhe të kryeministrit janë të shkëlqyera. Sidomos respekti i tij, ndaj meje.

Pyetje: Duket që, janë të shkëlqyera, sa shkëlqimi s’duket ka humbur fare.

Presidenti Meta: Nuk po flas për hallet tona, po flas për problemet që ka vendi. Marrëdhëniet janë të shkëlqyera, në kuptimin personal ai është shumë i dashur dhe shumë i respektueshëm. Problemi është, kur kam ikur unë nga detyra e kryeministrit në vitin 2002, dhe arsyeja pse jam larguar unë, ju besoj e mbani mend, se keni qenë edhe në Korfuz. Shqipëria, ishte përfshirë në procesin e stabilizim asociimit dhe Serbia dhe Mali i Zi, as ekzistonin fare në një proces të tillë.

Sot, që ne po flasim bashkë të dyja vendet janë shumë më para nesh. Ndërsa për ne, as nuk  bëhet fjalë, që jo të jemi përfshirë në këtë proces, sidomos pas votimit të njëanshëm që u bë para dy ditësh të ndryshimit të Kodit dhe për rregullat për zgjedhjet.

Pyetje: Ju, keni deklaruar që do ta ktheni votimin e Kodin nga Parlament.

Presidenti Meta: Unë, me thënë të drejtën nuk do të doja ta ktheja mbrapsht, më duket si një veprim burokratik që, ktheje dhe ata e votojnë prapë.

Pyetje: Kështu tha zoti Balla, që të na i ktheje se ne, do e votojmë prapë.

Presidenti Meta: Mua më duket si veprim burokratik, pse ta ktheje unë kot! Kur ata, e kanë ndarë mendjen që duan ta bëjnë këtë gjë në kundërshtim me të gjitha normat e OSBE-së, ODIHR-it, të Venecias, të Keshillit të Europës dhe Bashkimit Europian.

Pyetje: Pra, nuk do ta ktheni?

Presidenti Meta: Unë, tani jam i detyruar, pse do thoni ju? Sepse menjëherë pasi ata votuan këtë marrëzi, këtë çmenduri, pati një reagim nga Partia Popullore Europiane, që është partia kryesore e kontinentin tonë, e Bashkimit Europian dhe që udhëheq Bashkimin Europian.

Pyetje: Po, që ka pjesën më të madhe të partive në pushtet

Presidenti Meta: Partia Popullore Europiane tha: I bëjmë thirrje ku është një akt që pengon qartë integrimin evropian të Shqipërisë, kalimi i njëanshëm në këtë mënyrë, i bëjmë thirrje Presidentit t’i kthejë ligjin mbrapsht, i bëjmë thirrje kryeministrit dhe mazhorancës të reflektojnë. Unë në këto kushte jam i detyruar.

Pyetje: Por, partia nga Ju vini zoti Meta, është pjesëtare e Internacionales Socialiste?

Presidenti Meta: Unë, i kam bërë një letër edhe partisë sime të zemrës, Partisë Socialiste dhe  Social Demokrate të Evropës, I kam kërkuar të ndërhyje sa të mundet, te kryetari i Partisë Socialiste te Shqipërisë zoti Rama, meqenëse partia Socialiste Evropiane, Socialdemokrate që është tani se kanë ndryshuar gjërat, është shprehur gjithmonë për integrimin evropian të Shqipërisë dhe e ka thënë kriteri i Kopenhagenit.

Dhe i kam thënë ju lutem, ndërhyni pak tek Partia juaj motër me qenë se ju e mbështesni dhe doni integrimin evropian të Shqipërisë, në mënyrë që Shqipëria ta kalojë këtë kusht të pashmangshëm, kjo reforma konsiderohet një kusht i pashmangshëm, me qëllim që të çelim negociatat.

 

Pyetje: Dhe për këtë arsye ju do ta ktheni mbrapsht votimin e parlamentit ditën e hënë?

Presidenti Meta: Unë e theksoj dhe njëherë, nuk kisha ndërmend ta ktheja sepse ata nuk janë fëmijë, ata e kanë në ndërgjegje.

 

Pyetje: Me bindje absolute dhe e mbrojnë këtë gjë?

Presidenti Meta: Zotëri, a u bë marrëveshja e 5 Qershorit? Çfarë është marrëveshja,  është një marrëveshje “ordinere”.

 

Pyetje: Marrëveshja e 5 Qershorit është “ordinere”?

Presidenti Meta: Po ta them unë, në thelb ajo është “ordinere”. Ajo u përshëndet nga Komisioneri për Zgjerim, që ishte dje këtu, u përshëndet nga Bundestagu në nivelet më të larta, u përshëndet nga Sekretari Amerikan i Shtetit që ka 5 mijë halle, nga të gjithë. Çfarë ishte, ajo nuk ishte asnjë gjë.

Ajo është që do të bëjmë zgjedhje të ndershme dhe të barabarta. Të bësh zgjedhje të barabarta është një normë elementare. E pe Kirgistanin çfarë bëri? Kirgistani vendosi me dinjitet, po ne? Ne jemi vend i NATO-s, vend që duam të hyjmë në BE., çdo të thotë kjo?

 

Pyetje: Kjo do të thotë që Parlamenti i Shqipërisë me 97 vota zoti Meta, më shumë se….

Presidenti Meta: Çfarë Parlamenti me 97 vota? Parlamenti 81 vota ka

Pyetje: Po ka 97 të votuar.

Presidenti Meta: Çfarë do të thotë kjo? Ne jemi një vend anëtar i NATO-s, prej më shumë se një dekadë, ne jemi një vend që duam të çelim negociatat me Bashkimin Europian.

Dhe pas 30 vjetësh del një i marrë, ose disa të marrë thonë: jo ne jemi mazhoranca, që do të jetë përjetësisht mazhoranca.

More zotëri në këtë vend 30 vjet, se unë kam qenë anëtar i Partisë Socialiste, ti e di shumë mirë edhe kryeministër i Partisë Socialiste, nuk ka rëndësi.

Në këtë vend 30 vite, si një vend demokratik ka një parim, kemi rënë dakord që e ka OSBE, që e ka Bashkimi Europian.

Pyetje: Që merren vesh të dyja palët për çështje të ndryshme?

Presidenti Meta: Jo tjetër gjë, ti je shumica, po kur bie fjala për zgjedhje jemi të barabartë jemi njësoj.

Dhe ti që je shumicë dhe unë që jam pakicë, sepse zgjedhjet e vendosin nëse ti do jesh prapë shumicë, apo do kalosh pakicë.

Po shumicë e përhershme atë e kishin 50 vjet nuk kishte nevojë as për zgjedhje as për Kod as për asgjë.

Pyetje: Zoti Meta, Kryeministri ka thënë se partia nga ju vini, dhe partia aleate me të Lëvizja Socialiste për Integrim, do munden në zgjedhje, ju, jeni vënë në krye të tyre për të siguruar…..

Presidenti Meta: Cila parti? Jo unë nuk kam asnjë shqetësim të tillë, përkundrazi, unë kam një shqetësim këtë që po ju them në qoftë se, Shqipëria largohen 12 nga Serbia largohet 1, nëse nga Shqipëria largohen 17.4 të rinjtë nga Mali i Zi 1, nëse nga Shqipëria largohen 18.4 nga  Bosnja largohet 1.

Dhe nga Kosova që nuk është as anëtarë e NATO-s dhe që ka ca probleme të veçanta, nëse nga Shqipëria largohen 4 nga Kosova 1.

Pyetje: Zoti President, për këtë arsye për këto largime keni takuar kontingjent të Operacionit Forca e Ligjit, pra persona me precedent penal nëpër skuta, siç tha kryeministri?

Presidenti Meta: Tani me shpifjet e kryeministrit tonë të dashur nuk kam kohë të merrem asnjë sekondë.

Pyetje: A jeni takuar me persona të tillë kriminal?

Presidenti Meta: Zotëri i vetmi person që mund të jetë me rekorde kriminale që unë mund ta kem takuar për shkak të detyrës është Edi Rama.

Pyetje: Me rekorde kriminale Edi Rama? Kryeministri i vendit.

Presidenti Meta: Po.

Pyetje: Me çfarë kuptimi rekorde kriminale?

Presidenti Meta: Ju shikoni renditjet e Shqipërisë, për sa i takon problemeve të trafiqeve të pastrimit të parave, të gjithçka je.

Pyetje: Duket sikur do dilte me fakte konkrete dinte dhe vendin se ku ishit takuar zoti Meta?

Presidenti Meta: Lëri ato përrallat e tij, çfarë di ai? Ju e dini që unë jam Presidenti i Republikës, unë ruhem nga Garda e Republikës, dhe unë qëndroj dhe jam vetëm në vende….. edhe me ju e kam të vështirë të pi një kafe, sepse janë vende të një sigurie të lartë, të mbrojtura.

Unë jam këtu në Presidencë, jam tek shtëpia ime tek Kodra e Diellit, jam në Pallat të Brigadave, jam te Rezidenca në Durrës, dhe maksimumi jam tek shtëpia ku banojë në Lalëz.

Kështu që këto janë të ruajtura, të mbrojtura, të mbikëqyrura nga Garda e Republikës, jo për mua, por për arsye të sigurisë kombëtare.

Pyetje: Ju thoni që nuk është e vërtet dhe që gënjen kryeministri?

Presidenti Meta: Po ai gënjen pa hapur gojën, jo kur hap gojën, dhe sa herë që ka hapur gojën zoti Fevziu, sa herë i ka hapur negociatat…?

Pyetje: E tha dje, ne jemi kur të na ftoni.

Presidenti Meta: Sa herë i ka hapur negociatat? Sa herë ka bërë urime për negociatat, sa herë është ngritur shampanja?

Pyetje: Nuk është çështje negociatash, kryeministri akuzon Presidentin e Shqipërisë, si person i takuar me kriminel dhe njerëz me precedent penal, kjo për Shqipërinë është e rëndë, qoftë e vërtet apo qoftë gënjeshtër në të dyja rastet.

Presidenti Meta: Jo në Shqipëri është e rëndë, se ky ka ngritur murin e Rilindjes jo të Partisë Socialiste, se partia Socialiste është në zemrën time si parti.

Pyetje: Në zemrën tuaj duhet të jenë të gjitha partitë jo vetëm ajo Socialiste.

Presidenti Meta: Të gjitha partitë janë, po për atë që  ka bërë për Shqipërinë, ai ka ngritur murin e Rilindjes, kundër integrimit evropian të Shqipërisë dhe ka bërë një krim të jashtëzakonshëm, vetëm se ka frikë dhe tmerr nga vota e lirë, e qytetarit shqiptarë dhe në radhë të parë të socialisteve, se prandaj i mban listat e mbyllura.

Se ai e di, që më lista të hapura humbet kontrollin e partisë Socialiste, me lista të hapura ai nuk del deputet në asnjë qark të Shqipërisë, se do dalin të tjerët ata që janë mbrapa në rast se hapen listat.

Kjo është e vetmja mënyrë të mbaj peng partinë Socialiste, dhe kujton apo shpreson apo dëshiron edhe Shqipërinë.

Tani kalojmë tek OFL.

Pyetje: Takim me persona me precedent penal.

Presidenti Meta: Ai, ta thotë ku të dojë se kë kam takuar unë, se është vetëm një mashtrim, ai gënjen, dhe pa hapur gojën kur hap gojën pastaj mashtrimi është i sigurt.

Gjithë qytetarët shqiptarët i pyesni,  kush i futi gjithë ata deputet trafikant  droge, trafikant prostitutash në Parlament, që u bë një ligj.

Kush i futi gjithë ata kryetar Bashkish trafikant droge, e prostitutash, i futi Ilir Meta apo i futi ai?

Kush i doli për zot atyre që kishin nga tre emra, nga katër emra, nga pesë emra?

Sa kryetar Bashkish janë sot bosh, dhe pse janë bosh?

Se ai bëri me plan që do ti ndërronte dhe bëri një plan që do ta provokonte opozitën, edhe e provokoi me shumë sukses edhe e la jashtë zgjedhjeve, që u dënuan jo për drogë, jo për falsifikime, jo për mashtrime kush i bëri këto.

Si mund të besohet ky njeri, ky është mister 1 prilli.

Pyetje: Çfarë do të thotë mister 1 prilli?

Presidenti Meta: Mister 1 prilli do të thotë, mister gënjeshtra, pse nuk e dini ju se çfarë është 1 prilli…

Pyetje: Ndërkohë që kryeministri thotë që ju, jeni vënë në krye të një koalicioni të dështuar siç thotë ai për të rrëzuar kryeministrin.

Presidenti Meta: Koalicioni i kujt është ky?

Pyetje: Me partin Demokratike, me Lëvizjen Socialiste për Integrim, madje ai fut dhe zotin Berisha, nuk e di pse e përfshinë.

Presidenti Meta: Me doktorin mos të merret, doktori është nivel i lartë nuk është…

E para, ai një herë duhet të ketë të qartë në qoftë se partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partitë e tjera, tek kjo që quhet koalicioni i Opozitës së Bashkuar  dhe po të  kishin dëgjuar këshillat e Ilir Metës, ai nuk do të kishte qenë kryeministër që nga viti 2017.

Pyetje: Cilat ishin këshillat e Ilir Metës thjeshtë që mos të iknin nga Parlamenti?

Presidenti Meta: Kush do kishin qenë këshillat e Ilir Metës, e para kur bënë këtë çadrën, ça ishte kjo çadra në Bulevard? U kam thënë dhe ajo paketa McAllister, nuk është paketa socialiste, ajo është paketa Ilir Meta.

Sepse kam qenë unë, që i kam kërkuar Partisë Popullore Europiane zyrtarisht  kryetarit Doll, të dërgojë një njeri dhe i kam thënë për këtë krizë, që është krijuar këtu në Shqipëri dhe  ne do bëjmë atë që ju rekomandoni.

Ai ka dërguar McAllister këtu,  është takuar me mua, është takuar me Gramoz Ruçin me Edi Ramën dhe me dy tre ambasadorët që kanë qenë në atë kohë këtu, që  nuk janë më, e shyqyr që nuk janë.

Dhe ishin ca gjëra, ca kërkesa modeste.

Zotëri ne, nuk mund të hynim në zgjedhje pa opozitën, nuk ishte zgjedhur akoma Presidenti, që u zgjodha unë.

E para sepse kjo do të ishte një skandal për ne.

E dyta, ne do të bëjmë çdo lëshim që opozita të hyj në zgjedhje, unë ngaqë e dija që Edi e kishte tmerr të ikte nga Kryeministër, i thashë përveç kësaj që ky të iki nga Kryeministër, ata të marrin çfarë të duan Ministri të Brendshme, Ministri të Arsimit dhe Presidentin e Republikës, që duhej të zgjidhej, kryetarin e KQZ-së, që duhej të zgjidhej si element mirëbesimi dhe garancie për një atmosferë bashkëpunuese.

Dhe kanë qenë këto elemente, që ai i ka propozuar më pas në një takim edhe me kryetarin e opozitës që ai nuk i pranoi, por nuk ka rëndësi.

Pyetje: Zoti Meta, pavarësisht kësaj jemi në këtë situatë që jemi sot, e para ju jeni Presidenti i vendit keni qenë kreu i LSI-së?

Presidenti Meta: Kjo nuk është një situatë as prej Ilir Metës, as prej Presidentit të Republikës, jemi në këtë situatë prej aktorëve të tjerë dhe në radhë të parë prej Edi Ramës.

Pyetje: Ndërkohë, dukeni ju më i tensionuar dhe më i nervozuar se Kryetari i Opozitës, ndërkohë ai është më i qetë dhe më normal sesa ju në sjellje?

Presidenti Meta: Zotëri unë nuk jam i tensionuar, unë jam i karikuar, jam i motivuar.

Pyetje: Pse duhet të jeni ju më i motivuar se personi që kërkon të marr pushtetin?

Presidenti Meta: Sepse unë jam Kryetari i Shtetit, kam përgjegjësi për qytetarët e këtij vendi dhe unë duhet patjetër …

Pyetje: A ka ndonjë gabim zoti Basha?

Presidenti Meta: Unë nuk merrem me këtë, unë duhet patjetër të gjej një zgjidhje që i shërben vendit edhe mos ikin 12 herë më shumë shqiptarë, se nga Serbia, dhe 18 herë më shumë nga Bosnja.

Pyetje: Ndërkombëtarët a mbrojnë më shumë kryeministrinë e vendit? Kam parasysh  që ju përmendet Partinë Popullore Europiane, po ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në deklaratën e saj thoshte, keqardhje që nuk pati konsensus, po nuk u prek 5 qershori, po ashtu dhe Bashkimi Europian.

Presidenti Meta: I dashur miku im, unë nuk e di se çfarë thonë ambasadat unë jam Presidenti i Republikës dhe unë di këtë gjë, që Shqipëria është vite dritë mbrapa Serbisë dhe Malit të Zi, për sa i takon procesit të integrimit europian. Shqipëria në 2002, ka qenë shumë më përpara Serbisë dhe Malit të Zi, pas Samitit të Gotenborg-ut në vitin 2001 në qershor, ka qenë e përfshirë në procesin e asociim stabilizimit, ku ato nuk ishin të përfshira dhe sot, situata është krejtësisht e përmbysur.

Shikoni kushte e Bashkimit Europian, shikoni kushtet e Bunderstagut që të kuptoni se kush është qëndrimi i ndërkombëtare.

Pyetje: Ju dëgjova para dy ditësh në emisionin e Sonila Meços, që ju thoshit që do ketë një referendum, o do fitojnë shqiptarët o çuni i Kristaqit, çfarë do të thotë?

Presidenti Meta: E pa diskutueshme.

SHKARKO APP