Presidenti Meta: Kambanat e alarmit po bien! Ky është” rreziku i vërtetë rus” që i kanoset Shqipërisë

Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook ngre alarmin lidhur me largimin në masë të shqiptarëve dhe uljen e lindshmërisë. Meta i referohet një artikulli të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), të publikuar nga Monitor për projeksionet e saj për popullsinë shqiptare i cila ka rishikuar në ulje me 30-40% pritshmëritë se sa persona do të mbeten në një vend deri në vitin 2100.

Sipas Presidentit ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit dhe shton se kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët.

Postimi i plotë i Presidentit Meta: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Kambanat e alarmit po bien!
Stop shpopullimit të Shqipërisë!
Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!
Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!
9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane!
Koha është tani!
Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?