Presidenti Meta: Kauza e 2 marsit fitoi! Kushtetuta e para!

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook opinionin përfundimtar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë dokument Venecia i jep të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe vë në dukje shkeljet e rënda ligjore të Parlamentit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Kauza e 2 marsit fitoi! Kushtetuta e para!”,- shkruan Presidenti Meta në mesazhin e tij.

Në dokumentin e Venecias thuhet se kreu i shtetit nuk ka kryer asnjë shkelje në emërimet për Gjykatën Kushtetuese teksa veprimet e tij janë të justifikuara dhe të arsyeshme. Komisioni i Venecias e quan si të justifikueshëm emërimin nga Presidenti të kandidates së dytë si dhe të arsyeshëm refuzimin e betimit të Arta Vorpsit. “Presidenti, përmes Aktit të tij të 5 nëntorit 2019, pezulloi në mënyrë të njëanshme procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar në ligj. Ndërsa një pezullim i tillë nuk parashikohet në mënyrë eksplicite nga Ligji për Gjykatën Kushtetuese, ai mund të jetë në përputhje me një mekanizëm zhbllokues që ka për qëllim zhbllokimin e një situate kur ka mosveprim ose vullnet dashakeq nga njëri prej aktorëve të përfshirë. Nëse nuk ka as vullnet dashakeq dhe as mosveprim, por përkundrazi duhet të plotësohet një boshllëk ligjor, ratio legis i mekanizmit zhbllokues nuk do të ishte i zbatueshëm. Si pasojë, do të duhet të ekzistojë mundësia për të ndërprerë funksionimin – përndryshe automatik – të mekanizmit zhbllokues. Ndaj, në bazë të një interpretimi teleologjik të dispozitave ligjore, është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht”, shkruhet në paragrafin 98 të raportit.

SHKARKO APP